Ekonomia

Qeveria, fond shtesë prej 111 milion lekë, për kanalet ujitëse dhe kulluese

Pushteti vendor do të ketë në buxhetin e vitit 2016, një fond shtesë prej 111 milionë lekë, në funksion të pastrimit të kanaleve ujitëse dhe kulluese.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 15, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës, vendimin për një shtesë fondesh në buxhetin e Bashkive, për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese.

Me reformën e re administrative-territoriale, menaxhimi i rrjetit të ujitjes dhe të kullimit ka kaluar nga drejtoritë e Bujqësisë, në varësi të bashkive, me qëllim zhvillimin e integruar të këtij sistemi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button