Ekonomia

Qeveria shpall 1121 vende vakante në Administratë, kush mund të konkurrojë

Qeveria miratoi dje planin vjetor të pranimit për vitin 2016, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 121, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273;
ç) Për kategorinë ekzekutive 746.
Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;
– Shkenca kompjuterike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button