☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,416 ▲ +0.27% ETH $2,538 ▲ +3.14% XRP $1.3657 ▲ +0.87% SOL $102.9400 ▲ +2.99%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti, 61% e pronave u blenë nga shtetas të BE

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë të huaj. Sipas analizës së platformës ndërkombëtare Investropa, Shqipëria konsiderohet një nga tregjet më të lira dhe me potencial rritjeje në Europë për blerjen e pronave.

Çmimet ende mbeten më të ulëta krahasuar me vende si Kroacia apo Greqia, ndërsa zhvillimi i turizmit po rrit interesin për investime afatgjata.

Në fokus mbeten Tirana, Vlora, Saranda dhe zona e rivierës, ku kërkesa për apartamente dhe vila është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Sipas analizës, të huajt tërhiqen edhe nga mundësia për të gjeneruar të ardhura përmes qirave sezonale dhe platformave turistike.

“Shqipëria po hyn në hartën e investitorëve europianë si një treg ende në fazë zhvillimi, por me kthim të lartë potencial. Tirana shihet si qendër biznesi dhe jetese, ndërsa bregdeti po shihet si investim turistik. Kjo ka sjellë rritje të kërkesës nga shtetas italianë, nordikë dhe europianë lindorë. Interesi po mbështetet shumë edhe nga zgjerimi i turizmit”, njofton Investropa.

Analiza e Investropa thekson se procedurat relativisht të thjeshta për blerjen e apartamenteve nga të huajt janë një tjetër faktor që po nxit hyrjen e kapitalit në sektor.

Por rritja e kërkesës po ndikon paralelisht edhe në rritjen e çmimeve, sidomos në zonat turistike dhe në kryeqytet.

“Qytetarët e Bashkimit Evropian përbëjnë rreth 61% të blerësve të huaj të pronave në Shqipëri, duke përfituar nga procedura të konsoliduara dhe një treg i përshtatur për ta. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 34% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar, të cilat vitin që shkoi arritën vlerën e 561 milionë eurosh”, thuhet në njoftim.

Me turizmin në rritje dhe interesin e shtuar nga investitorët ndërkombëtarë, tregu imobiliar shqiptar po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku kërkesa e huaj po bëhet një nga faktorët kryesorë që po orienton çmimet dhe projektet e reja në vend.

TV Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.