Ekonomia

Raporti i KLSH: Miliarda lekë dëme në Albpetrol, të shkarkohen drejtuesit

Materiali i auditimit, kërkohet hetim nga prokuroria

Albpetroli_1Miliarada lekë dëme janë konstatuar gjatë një kontrolli në Albeptrol, ndërkohë që KLSH ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të gjashtë drejtuesve të kësaj shoqërie dhe masa disiplinore për shumë të tjerë. Kjo mësohet nga një raport prej 36 faqesh, ku kërkohet marrja e masave disiplinore për drejtuesit e këtij institucioni dhe hetim i gjithanshëm nga prokuroria, pasi dyshohet se dëmi financiar është shumë herë më i lartë.

Sipas burimeve pranë KLSH-së, ky raport nis me zbatimin e rekomandimeve të raportit paraardhës dhe përfundon me trajtimin e ankesave të bëra nga sindikata e nxjerrjes së naftës. Këtu përfshihen procedurat e ankandit për shitje nafte, marrëveshje hidrokarburesh të lidhura me kompani të huaja që veprojnë në fushën e naftës, prokurimet, investimet, organizimi i brendshëm, financat. Në të 14 pikat e trajtuara janë gjetur shkelje flagrante të rënda, ku rezultojnëd detyrime të pambledhura në miliarda lekë. Kontrolli i kryer përmban periudhën për vitet 2013-2014, më saktë deri në korrik të vitit 2014. Mësohet se mbi bazën e shkeljeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kërkojë një hetim të plotë nga prokuroria e përgjithshme. Ndërsa propozimet e KLSH-së janë: “masa disiplinore, zgjidhje e kontratës së punës për Endri Puka, adminitratror i Albpetrol, shtator 2013; Andi Derhemi, drejtor i drejtorisë së Marrëveshjeve të Hidrokarbureve, që nga tetori 2013; Jetmir Gjini, specialist, kryespecialist juridik, në DMH, që nga tetori 2013; Ermir Avdaj, drejtor i QASHNG, Patos, nga nëntori 2013; Novruz Çuka, inxhinier te QASHNG, Patos, nga nëntori 2013; Mirjeta Apostoli, shefe e financës në Patos, korrik 2013”. Më tej raporti thekson se “mbështetur në nenet 37, 141 dhe 153, pika 1 dhe 2 të Kodit të Punës, statusit të shoqërisë, neni 17 (për Administratorin) si dhe kontratave individuale të punës, i kërkojmë ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshillit Mbikëqyrës dhe Adminsitratorit të Shoqërisë, që në varësi të kompentencave të tyre liogjore të fillojnë procedurat për dhënien e masës disiplinore ‘zgjidhje e kontratës së punësimit’ për të lartpërmendurit. Vërejtje me paralajmërim për 18 persona me detyra të ndryshme, nga Drejtoria qendrore e Albeptrol deri te sektorët që ka në varësi”. Ndërkohë që si pasojë e shkeljeve të konstatuara përfshin dhe kohën që ky institucion është drejtuar nga Ferdinand Murati, i cili drejtoi Albpetrolin gjatë qeverisjes së demokratëve. KLSH-ja, në raportin e saj për ish-drejtorin Ferdinand Murati dhe katër persona të tjerë nuk i kërkohet masa disiplinore, pasi janë të larguar nga puna. KLSH-ja aludon se dëmi financiar në këtë kompani mendohet të jetë më i lartë nga sa është konstatuar. “Në vijim sa më sipër dhe rekomandimeve të KLSH-së për shpërblim dëmi, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen që dëmi i shkaktuar si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të deritanishme të administratorit të shoqërisë Albepetrol sh.a., mund të jetë shumë herë më i madh se ai i konstatuar nga KLSH,

Besojmë se rezultatet e një hetimi të plotë nga prokuroria dhe konkluzionet e një ekipi të përbashkët auditimi, ndërmjet Ministrisë Energjetikës dhe Industrisë dhe AKBN-së, që ne ju rekomandojmë të ngrini për të audituar, jo vetëm të gjithë aktivitetin e shoqërisë, por edhe kompanitë koncensionare dhe të pariqisni realitetin dhe përmasat e vërteta të këtij dëmi, jo vetëm ekonomik”, theksohet në fund të raportit të KLSH-së. Në maj të viti këtij institucioni që drejtohet nga Bujar Leskaj ndërmori procesin auditimin e radhës në shoqërinë Albpetrol sh.a. Patos, me objekt “Zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”, i cili përfshinte periudhën 01.08.2013 – 30.06.2014 të veprimtarisë së kësaj shoqërie. Në një njoftim zyrtar të datës 4 korrik KLSH-ja shprehet se “ Në zbatim të pikave të programit të auditimit si dhe dispozitave përkatëse ligjore të Ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, KLSH i ka kërkuar në mënyrë të ripërsëritur administratorit të Albpetrol sh.a. vënien në dispozicion të grupit të autorizuar të auditimit, të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij auditimi. Në kundërshtim flagrant me detyrimet e tij ligjore si subjekt i auditimit, administratori i Albpetrol sh.a. refuzoi në mënyrë të vazhdueshme për mëse 1 muaj, vënien në dispozicion të grupit të auditimit, të marrëveshjeve të hidrokarbureve që Albpetrol sh.a. kishte nënshkruar me subjektet private, me justifikimin e ruajtjes së konfidencialitetit të këtyre marrëveshjeve”. Më tej theksohet se “KLSH vendosi të depozitojë pranë organit të Prokurorisë Fier, në datën 03.07.2014, kallëzimin përkatës penal ndaj administratorit të Albpetrol sh.a. për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal”.

Propozimet e raportit të KLSH

Masa disiplinore, zgjidhje e kontratës së punës për Endri Puka, administratror i Albpetrol, shtator 2013; Andi Derhemi, drejtor i drejtorisë së Marrëveshjeve të Hidrokarbureve, që nga tetori 2013; Jetmir Gjini, specialist, kryespecialist juridik, në DMH, që nga tetori 2013; Ermir Avdaj, drejtor i QASHNG, Patos, nga nëntori 2013; Novruz Çuka, inxhinier te QASHNG, Patos, nga nëntori 2013; Mirjeta Apostoli, shefe e financës në Patos, korrik 2013

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button