Kronika

Reforma në drejtësi, Vlahutin: Të hidhet hapi i ardhshëm

E pranishme në Konventën e Integrimit Europian, e mbajtur me praninë e shoqërisë civile, ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin është ndalur sërish tek reforma në drejtësi.

“Një hap shumë i madh është tani përpara nesh dhe ne të gjithë duhet të marrim frymë thellë dhe të ecim në nivelin tjetër. Niveli tjetër, më duhet t’ju them që do të jetë edhe më kërkues, por gjithashtu edhe më përmbushës. Kjo është një kërkesë nga qytetarët, nuk është thjesht një mekanizëm i integrimit dhe nuk është vetëm ajo që Komisioni dhe vendet anëtare kërkojnë nga Shqipëria. Është ajo çka qytetarët kërkojnë nga shteti”, ka deklaruar Vlahutin.

Në të njëjtin qëndrim u shpreh edhe ministri i Jashtëm Ditmit Bushati, ndërsa kryetaria e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu ngrit shqetësimin për mosrespektimin e institucioneve nga politika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button