☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.42 ▲8.22%
ARI 5,157 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,404 ▼ -0.82% ETH $2,026 ▼ -0.41% XRP $1.3707 ▼ -0.94% SOL $85.1500 ▼ -1.45%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

RISHM, konkluzione për aksidentin në minierën e Munellës

Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave (RISHM) ka përmbyllur raportin e hetimit të aksidentit të ndodhur më 14 shkurt 2015, rreth orës 11:45 në minierën e bakrit në Munellë,  ku humbi jetën Gjovalin Mark Prenga, duke evidentuar se, drejtuesit teknik dhe përgjegjësi i turnit, duhet të kishin ndaluar menjëherë punën, për avaritë teknike që u paraqitën.

miniera-bagnadaNë një njoftim për shtyp, RISHM bën të ditur se, grupi inspektorëve të RISHM-it, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe dokumentacionit të disponueshëm në subjekt konstatoi se, shkaku i aksidentit me pasojë vdekjen e shtatasit Gjovalin Prenga është shembja nga tavani dhe faqja anësore e një masivi minerali pranë ballit të traversës, gjatë kohës kur bëhej shpimi i birave. Shkelja e rregullores së teknikës së sigurimit nga përgjegjësi i minierës, drejtuesit teknik dhe përgjegjësi i turnit, kanë sjellë edhe aksidentin me pasojë vdekjen e minatorit.

Pas kryerjes së veprimeve në terren, RISHM-i ka ndaluar menjëherë punën në të gjithë minierën. Është kërkuar bërja e analizës së aksidentit në subjekt, nxjerrja e shkaqeve, të personave përgjegjës dhe masat për përmirësimin organizativ e teknik.

Puna në front duhet të kishte rifilluar me urdhër pune, në të cilën të specifikohej si proces i parë armatimi i frontit deri afër ballit, thuhet në njoftimin e RISHM-it.

RISHM-i do të kërkojë pranë organeve të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pukë, fillimin e procedimit penal për shkelje të rregullave të sigurimit teknik me pasojë vdekjen e shtetasit Gjovalin Prenga, ndaj përgjegjësit të minierës, drejtuesve teknik dhe përgjegjësit të turnit, thuhet në njoftimin e RISHM. Ky institucion do të marrë masa administrative me gjobë për personat e tjerë përgjegjës, duke filluar që nga administratori i kompanisë “BERALB” sh.a.

Puna në këtë objekt do të rifillojë vetëm pas realizimit të të gjitha detyrave që do të vendosen nga analiza e përbashkët e RISHM-it dhe drejtuesve të kompanisë për ngjarjen. Miniera ishte inspektuar nga RISHM-i për herë të fundit një muaj më parë në prezencë të përfaqësuesve të sindikatave dhe u konstatua brenda parametrave teknike, bënë të ditur RISHM.

Aksidenti me pasojë vdekjen e shtetasit Gjovalin Prenga, ka ndodhur në traversën e katit të VI të galerisë H +748; në objektin minerar “Miniera e bakrit Munellë” rrethi Pukë, qarku Shkodër, e cila është e përfshirë në lejet minerare nr.643 dt. 27/08/2001 nën administrimin e subjektit minerar “BERALB”sh.a.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.