ParlamentarePolitika

Roshi i Kavajës kërcënon Blushin, deputeti-Ramës: Thuaj të vërtetën

Deputeti socialist Ben Blushi mori fjalën në foltoren e Parlamentit dhe lexoi një sms të kryebashkiakut të Kavajës, Roshi. Në sms, Roshi i kërkonte Blushit të mos fliste më për të dhe të mos e akuzonte pasi nuk ka qenë i dënuar. Blushi thotë se në sms ka edhe fyerje e kërcënime, por ato nuk i lexoi.

Blushi në parlament lexon sms e Roshit 

O Blush jam Elvis Roshi, unë nuk kam bë asnjë krim si thatë ju, dhe shumë shpejt do i sqaroj publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem mbështetjen e qytetit të Kavajës.

Më ka ccuar edhe ca sharje por po ia kursej publikut.

Një pyetje kam për ty Rame tani (kthehet nga kryeministri), a e ka emrin Elvis apo Ervin ky që më ka cuar mesazhin mua nga numri i telefonit 069600770. Kush është ky, Elvisi apo Ervini, se ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin, shkon Ervini në KQZ thotë tjetër gjë, tani si e ka emrin ky?

Pse po ia nxin faqen vendit, ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq të paaftë, Ervinin e Elvisin në Kavaje, Shukriu në Peshkopi, Qazon në Elbasan dhe doli ai e më tha do të vras se ke bërë libër e me ke sharë, e ti the njësoj është, ti e shave në libër. Kë përfaqëson ti këtu, gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Peshkopi, Elbasan, edhe Durrës ku ke vënë atë jastëkun që e mban me vete në avion.

Të gjithë me precedentë penale po terrorizon qytetarët me këta njerëz që kanë frikë të thonë në KQZ jam dënuar, s’jam dënuar. Si guxon ky të më cojë mesazh mua, e di unë si guxon, se mendon se e mbron ti, që më con ai mua mesazh me kërcënime, këta janë qenie të neveritshme, pse nuk i kap ligji këta, dil e thuaj këtu, ke ndërmend ta mbrosh apo jo?

Më pas Blushi iu drejtua Ramës që është i pranishëm në parlament me fjalët: Kush është ky z.Rama? Kush është ky që merr guximin e më kërcënon mua? Si e ka emrin ky Elvis apo Ervis Roshi?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button