⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.11% ETH $2,245 ▲ +0.42% XRP $1.1660 ▼ -1.74% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Salianji në Dibër: Me Berishën në krye, PD nuk fiton zgjedhje – Tv Klan

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji po mban fjalim me mbështetësit e tij në Dibër.

Ai tha se Sali Berisha nuk mund ta sjellë më Partinë Demokratike në pushtet.

“Sot Partia Demokratike nuk fiton dot zgjedhjet, duke e pasur në krye Sali Berishën. Kjo është dëshmuar në shumë zgjedhje. Partia Demokratike ka nevojë për një transformim të madh. Vetëm të rinjtë mund të sjellin një ndryshim në PD. Kërkohet ndryshim si në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. PD duhet të kthehet tek vlerat themeluese, që e kanë bërë partinë më të dashur për shqiptarët, që në vitet 1990. Me ne janë më të votuarit e qarqeve të vendit. Një lidership ka marrë peng PD-në”, tha ai.

Tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë një frëngji, nga ku sulmohen ambasadorët.

“Nuk mund të kthehet Partia Demokratike në një frëngji, nga ku sulmohen ambasadorët, siç ndodhi sot, ku BE-ja reagoi më vete, që ambasadorët e BE-së reaguan më vete. Qëndrimi nuk ishte i Partisë Demokratike, por ishte qëndrimi i një njeriu që e ka uzurpuar dhe po e mban peng PD-në. Nuk fitohet duke sharë e mallkuar këdo, shqiptarët, ambasadorët, votuesit. Fitohet duke pasur partneritet. Vetëm duke u hapur dhe modernizuar, PD mund të fitojë”, u shpreh Salianji.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.