☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,855 ▼ -3.19% ETH $2,186 ▼ -3.42% XRP $1.3270 ▼ -2.08% SOL $81.7800 ▼ -3.89%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri-Greqi, marrëveshje bashkëpunimi. Çako: Policia ka një gjuhë, ligjin

Krerët e policive të të dy vendeve kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me disa pika.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar në Janinë me homologun e tij grek, Dimitros Tsaknakis. Të dy bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Z. Çako tha se policinë nuk e dallon dhe e ndan as gjuha, as shtetësia. “Policia ka një gjuhë dhe një shtetësi; ligjin. Të shërbejë për të siguruar rendin dhe të luftojë krimin. Këto parime i bashkojnë punonjësit e policisë në çdo cep të globit”, është shprehur ai.

Palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në parandalimin e migracionit ilegal dhe luftës ndaj krimit ndërkufitar.

Pikë tjetër ishte edhe rritja dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar, trafikut të drogave dhe të qënieve njerëzore.

Gjithashtu, u ra dakord për rritjen e shkëmbimit të i informacioneve për personat në kërkim, krimet e rënda dhe aktet teroriste, ashtu si edhe për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në fushën e trafiqeve të paligjshme.

Palët konfirmuan vullnetin e tyre të mirë për të finalizuar sa më shpejt të Draft-Marrëveshjen për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor, në Kakavijë.

Këtij takimi i ka paraprirë ai i zhvilluar në Sarandë mes drejtorëve të Përgjithshëm të Kufirit dhe Migracionit të Shqipërisë e të Greqisë, përkatësisht Genc Merepeza dhe Zacharula Tsirigoti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.