☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,681 ▲0.52%
DOW 53,142 ▲0.73%
NASDAQ 26,200 ▲0.51%
NAFTA 86.89 ▲0.07%
ARI 4,671 ▲2.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,153 ▲ +6.71% ETH $2,397 ▲ +3.31% XRP $1.3979 ▲ +10.37% SOL $91.3300 ▲ +4.98%
S&P 500 7,681 ▲0.52 % DOW 53,142 ▲0.73 % NASDAQ 26,200 ▲0.51 % NAFTA 86.89 ▲0.07 % ARI 4,671 ▲2.19 % S&P 500 7,681 ▲0.52 % DOW 53,142 ▲0.73 % NASDAQ 26,200 ▲0.51 % NAFTA 86.89 ▲0.07 % ARI 4,671 ▲2.19 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kronika

Spray për arinjtë? Prençi: E blemë në Izrael pas 21 Janarit, ja për çfarë përdoret

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me përdorimin e sprait ndaj protestusve gjatë protestës së opozitës më 17 prill. Prençi hodhi poshtë pretendimet se spraji i përdorur është spraj për arinjë.

Ai u shpreh se spraj është blerë në Iran dhe është i certifikuar. Ndër të tjera, ai theksoi se policia ka bërë shkelje flagrante duke goditur deputetët e PD-së. Prençi tha se ndërhyrja nga policia me spraj ndodh ku palët kanë mjete të forta e cila sipas tij në rastin e aktivistit të PD-së, Aulon Kalaja dhe të tjerët nuk kishin asnjë mjet të fortë.

“Spraj është profesional, është pjesë e armatimit të strukturave të posaçme operacionale që përdoren për shpërndarjen e turmës, por ka një protokoll mbi procedurën standarte. Normalisht unë jam një ndër autorët e kësaj sepse që në atë kohë është bërë blerja e pajisjeve. Kam qenë drejtori i forcave lëvizëse operacionale në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Pas ngjarjeve të protestës 21 janarit një ekip katër drejtuesve të lartë të policisë së shtetit kemi shkruar në Izrael dhe kemi blerë pikërisht këto pajisje për, kundra protestave. Janë të çertifikuara, janë të standardtizuara dhe përdoren.

Tashti në aspektin e përdorimit ka një vijë demarkacioni ku përdorën këta dhe ndaj kujt përdoren.Edhe shihet se ndaj kujt përdorën. Goditja me topin ujëhedhës drejtpërsëdrejti në tribunë ku ka qenë lideri i opozitës shqiptare dy protesta më parë, përdorimi i gazit lotës direkt ndaj liderit të opozitës dhe goditja me sprajt kundër Aulonit dhe kundër deputetit Luçiano Boçit edhe deputetit Balliu është shkelje flagrante.

Sepse nuk kemi veprime të dhunshme, kemi mungesë proporcionaliteti. Proporcionaliteti buron nga veprimi i protestuesit, dhe ti si polici e profesionalizuar për ndërhyrje, për shpërndarje të turmet duhet të dish ndaj kujt ta përdorësh. Ta përdorësh ndaj atij që ka mjete të forta sepse unë nuk i shoh këto me mjete të forta”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.