09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 17°C · Vranët
S&P 500 6,692 ▼0.71%
DOW 47,014 ▼1.03%
NASDAQ 22,294 ▼0.42%
NAFTA 100.43 ▲10.48%
ARI 5,112 ▼0.91%
Breaking
Kosova

Stojanoviq shkoi kot në Bruksel, Trepça është çështje e zgjidhur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të ndërpritet çfarëdo tentimi për të biseduar për Trepçën në Bruksel.

I pyetur nga Klan Kosova, Veseli ka deklaruar se puna e Trepçës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe se sipas tij kjo u bë për të mirën ekonomike të të gjithëve.

Ky është reagimi i parë zyrtar pas vizitës së zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq në kryeqendrën evropiane, në tentim për të siguruar mbështetje për të anuluar ligjin që Trepçën e kthen në pronë të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.