🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,658 ▼ -1.47% ETH $2,215 ▼ -0.82% XRP $1.3294 ▼ -1.25% SOL $82.2900 ▼ -2.06%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Tensionet SHBA-BE, PE ‘rrëzon’ ambasadorin amerikan në Bruksel

“Jemi të gatshëm të dëgjojmë këshilla dhe kritika, por nuk i nënshtrohemi askujt, nuk marrim urdhra nga askush, nuk jemi të gatshëm të pranojmë fyerje nga persona që ndoshta nuk e njohin Bashkimin Europian dhe Parlamenti Europian persona të tillë nuk i mirëpret” është ky komenti i presidentit të Parlamentit europian Antonio Tajani  rreth mundësisë se Ted Malloch mund të jetë ambasadori i ri amerikan në Bruksel.

Ndër të tjera Tajani u shpreh se SHBA mbeten partneri më i madh i Europës në nivel botëror dhe se palët janë miq përtej presidentëve.

Gjatë një forumi theksoi se po pret lëvizjet e para të administratës Trump mbi Europën në mënyrë që të krijojë edhe një gjykim.

Sipas presidentit të Parlamentit Europian është e rëndësishme që të evitohet takimi  ‘kokë më kokë’  i Trump me shtete e BE.

Takimet veçmas me vendet anëtare të unionit prekin marrëveshjet tregtare dhe biseda të tilla janë parë si mënyra që mund të sjellin përçarjen e BE-së.

Duke folur më pas për NATO-n një temë aq shumë e lakuar nga presidenti Trump, Tajani shpjegoi se Aleanca është një instrument  i pazëvendësueshëm për të garantuar sigurinë komplekse në Europë dhe në Perëndim por mbi të gjitha është e rëndësishme që BE të hedhë hapa para në mbrojtjen e përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.