☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,519 ▼ -1.6% ETH $2,212 ▼ -0.79% XRP $1.3275 ▼ -1.41% SOL $82.1600 ▼ -2.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tetë shqiptarë të Kosovës të arrestuar për terrorizëm në Belgjikë

Në një operacion të gjerë në kuadrin e luftës anti-terrorit në Belgjikë janë arrestuar tetë persona. Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë pjesë aktive të një grupimi terrorist që rekrutonte dhe financonte gjihadistë për të luftuar për grupimin terrorist ISIS.

Deri tani, prokuroria belge nuk ka bërë të ditur asnjë detaj për identitetin e të arrestuarve gjatë ditës së djeshëm. Por një burim që ka ndjekur operacionin nga afër, tha për ABC News që personat e arrestuar janë pjesë të komunitetit shqiptar nga Kosova dhe një pjesë janë nga një familje.

Shumica e aksioneve janë zhvilluar në qytetin Sint-Niklaas dhe Antwerpen, por aksione të tjera janë zhvilluar në Brugge dhe Schaarbeek. Këto qytete janë në pjesën holandisht-folëse të Belgjikës, të pozicionuar në veri të Brukselit në afërsi me Holandën.

Të dyshuarit aktualisht po mbahen në arrest pasi mendohet që ata kanë luajtur një rol aktiv për të rekrutuar dhe për të dërguar luftëtarë në Siri.

Sipas prokurorisë belge, një pjesë e organizatës qëndronte në Belgjikë dhe pjesa tjetër operonte nga Siria. Ata kanë nisur shuma parash dhe kanë mbështetur me ndihma të tjera luftëtarët e Shtetit Islamik.

Gjatë arrestimeve nuk janë gjetur eksplozivë apo armatime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.