Ekonomia

Transporti i gazit, Albgaz dhe DESFA nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit

Në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz sh.a” e përfaqësuar nga administratori Z. Klodian Gradeci dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “DESFA”, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z.Nikas Sotirios.

Në vijim të angazhime të ndërmarra nga Operatori Shqiptar i Transmetimit të Gazit Natyror (Albgaz sh.a), në respektimin të marrëveshjeve të lidhura midis qeverisë shqiptare dhe TAP AG për mirëmbatjen e seksionit shqiptar të tubacionit të gazsjellësit, realizohet nënshkrimi i Memorandumit midis dy kompanive.

Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë “Albgaz sh.a” dhe sektorin e Gazit Natyror në Shqipëri, pasi i hap rrugën nënshkrimit të kontratës midis Albgaz sh.a dhe TAP AG për mirëmbajtjen dhe operimin e seksionit shqiptar të tubacionit, kontratë kjo që do të sjell të ardhura të sigurta kompanisë “Albgaz sh.a” në vitet e ardhshme dhe nga ku pritet të krijohen vende të reja pune.

Në fjalën e tij Z. Gradeci, administratori i “Albgaz sh.a” falenderoi homologun e tij Z.Sotiras për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar.

Memorandumi i bashkëpunimit shpreh vullnetin dhe angazhimin e qartë të “Albgaz sh.a” dhe “DESFA” për të krijuar një partneritet në fushën e mirëmbajtjes dhe operimit të seksionit shqiptar të tubacionit të TAP AG nga ku kompania DESFA do të ofrojë ekspertizën e saj shumëvjeçare në këtë sektor dhe Albgaz do të trajnojë stafin e saj, në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër të gjitha operacionet në seksionin shqiptar të TAP AG të kryhen nga kompania Albgaz sh.a.

Disa kompani ndërkombëtare që kanë shprehur interes për të investuar në ngritjen e rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri.

Projektet prioritare janë lidhja me gazsjellësin Jonian-Adriatik, ndërtimi i tubacionit që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, si dhe rrjeti i shpërndarjes së gazit fillimisht për industrinë.

Shqipëria ka të trashëguar një rrjet shpërndarjeje kryesisht të gazit që shtrihet përafërsisht në 500 km. Ky është një rrjet tërësisht i amortizuar, është mbi 40-vjeçar, dhe aktualisht ne jemi duke bërë një vlerësim për të parë dhe për të vlerësuar kapacitetet transmetuese faktike të këtij tubacioni.

Synimi tjetër, ndonëse më afatgjatë, është rrjeti i shpërndarjes për konsum familjar, kryesisht për zonat e ftohta. “Kemi sot një interes nga Bashkia e Korçës dhe disa kompani të huaja që kanë interes për të zhvilluar rrjetin e shpërndarjes, pasi Korça supozohet të jetë një nga vendet më të ftohta dhe që mund të ketë konsumin më të madh të gazit”, vijon drejtori i ALBGAZ.

Gazi i parë do të shpërndahet nga fushat e Shah Deniz drejt Europës në 2020-n. Ai nis në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku lidhet me Gazsjellësin TANAP. Përshkon Greqinë e veriut për 550 km dhe Shqipërinë për 215 km, ku nis edhe pjesa detare në Adriatik. Kapaciteti fillestar i TAP është 10 mld metër kub gaz në vit dhe dyfishohet me futjen në punë të dy kompresorëve të rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button