☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.88 ▲8.74%
ARI 5,153 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,391 ▼ -0.35% ETH $2,022 ▼ -0.03% XRP $1.3728 ▼ -0.54% SOL $84.7600 ▼ -1.05%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.88 ▲8.74 % ARI 5,153 ▼0.5 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.88 ▲8.74 % ARI 5,153 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

Tunizi, sulm pranë Parlamentit. 8 turistë viktima e të tjerë pengje, rrethohen dy agresorët

Dy militantë të armatosur kanë sulmuar ndërtesën e Parlamentit të Tunizisë këtë të mërkurë, duke lënë të vrarë të paktën 8 turistë, ndërkohë që disa të tjerë dyshohen të jenë marrë peng në një muze pranë legjislativit.

1426682527tunizia-parlamentForcat e sigurisë kanë bërë të ditur se kanë rrethuar 2 të dyshuarit, lajm që konfirmohet edhe nga një zyrtar i qeverisë tuniziane dhe mediat vendase.

Nga shkëmbimi i të shtënave mesditën e së mërkurës, agjencia shtetërore e lajmeve TAP informon se ka disa viktima. Agresorët dyshohen të kenë edhe pengje të tjerë në Muzeun Bardo, e cila ndan territor të përbashkët me Parlamentin e vendit, siç bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Forcat e armatosura të Tunizisë kanë luftuar prej kohësh militantët islamikë që tentojnë të shkaktojnë trazira në vend, pas kryengritjeve të vitit 2011 kundër autokratit Zine El-Abidine Ben Ali.

Disa mijëra tunizianë janë larguar nga vendi, për të luftuar në krah të grupeve xhihadiste në Siri, Irak dhe Libi, ndërsa qeveria është e shqetësuar për rikthimin e tyre në atdhe, se mund të kryejnë sulme terroriste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.