Kosova
Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës
Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën. Ajo, siç citojnë mediet e Beogradit, nënkryetaren e Qeverisë së Ukrainës, Ivana Klimpush Cincadze, ka thënë se nuk do të njohin pavarësinë e “krahinës jugore të Serbisë”.
Sipas burimeve serbe, ajo ka thënë për TV N1 se Kievi mbështet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe se shpreson të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, transmeton Koha.net.
“Ukraina ndihet krenare për ushtarët e saj që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, të cilët një kohë të gjatë “ruajnë objektet e shenjta serbe”.