09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,709 ▼0.46%
DOW 47,139 ▼0.76%
NASDAQ 22,362 ▼0.11%
NAFTA 98.43 ▲8.28%
ARI 5,096 ▼1.23%
Breaking
roze

Yjet luten për paqe mes Izraelit dhe Palestinës ( Foto )

Vipat1Këngëtarja Rihanna ishte ndër të parat, që ka manifestuar mbështetjen për popullin palestinez në “Twitter”, duke marrë një mori komentesh pozitive.

Në foton e Rihannas në profilin e “Twitter-it” shkruhej “të lutemi për paqe dhe për përfundimin e konfliktit izraelito-palestinez. Ka ndonjë shpresë?”. Gjithashtu në një hashtag, ajo kishte shkruar “Freepalestine”.

Regjisori Pedro Almodovar dhe aktorja spanjolle Penelope Cruz kanë firmosur një apel, në favor të popullit të Gazës. Apelit i është bashkuar edhe protagonisti i filmit “Eat, Pray and Love”, Javier Bardem. Një ndër pjesëtarët e grupit “One Direction”, Malik Zayn, me origjinë palestineze, ka postuar një hashtag në mbështetje të popullit të Gazës dhe kjo ka sjellë një lumë komentesh në profilin e tij.

Modelja izraelite Bar Rafaeli ka shprehur, në të gjitha mënyrat, mbështetjen ndaj forcave ushtarake të Izraelit. Në një imazh të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shihen dy ushtarë izraelitë pranë një posteri të modeles, ajo shkruan “Kjo më bën shumë të lumtur. Falemnderit dhe lutem bëni kujdes, që të ktheheni mirë në shtëpitë tuaja”.

Selena Gomez shkruan në Instagram “Lutemi për familjet dhe fëmijët. Të lutemi për Gazën”. Këtij sensibilizimi online i janë bashkuar edhe shumë yje të tjerë mes tyre edhe sportistë.

 

 

 

 

vipat8.jpg (992×592)

 

vipat10.jpg (992×408)

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.