🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,369 ▲0.15%
DOW 51,927 ▲0.01%
NASDAQ 25,389 ▲0.12%
NAFTA 69.44 ▼3.45%
ARI 4,091 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,008 ▲ +0.86% ETH $1,582 ▲ +0.81% XRP $1.0483 ▲ +0.72% SOL $72.6100 ▲ +8.76%
S&P 500 7,369 ▲0.15 % DOW 51,927 ▲0.01 % NASDAQ 25,389 ▲0.12 % NAFTA 69.44 ▼3.45 % ARI 4,091 ▲1.06 % S&P 500 7,369 ▲0.15 % DOW 51,927 ▲0.01 % NASDAQ 25,389 ▲0.12 % NAFTA 69.44 ▼3.45 % ARI 4,091 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Kosova

Hoyt Yee: Kryeministri i ri i Kosovës duhet ta gjejë mekanizmin për miratimin e demarkacionit

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, ka thënë se shpreson që kryeministri i ardhshëm do ta gjejë mekanizmin për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi për të siguruar liberalizimin e vizave.

“Ne pamë një retorikë dhe politika nacionaliste, e pamë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në Republikën Serbe në Bosnje, ka kërcënime për shkëputje, turma që shpërtheu në parlamentin në Shkup, opozita në Mal të Zi, e cila ka bojkotuar parlamentin. Për të shmangur të gjitha këto, udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për reformat e nevojshme, por jopopullore në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës ta gjejë mekanizmin për të miratuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi “, ka thënë Yee.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës.

“Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare”, ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Duhet theksuar se zv.ndihmës sekretari amerikan Yee, kishte bërë përpjekje maksimale që t’i bind liderët kosovarë që ta votojnë Demarkacionin. Ai përveç vizitave në Kosovë, kishte komunikuar disa herë me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin, ku në një rast pothuajse kishte urdhëruar kryeministrin Mustafa, që ta procedonte Demarkacionin në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.