🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.15 ▲1.33%
ARI 4,070 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $59,844 ▼ -0.84% ETH $1,573 ▼ -0.5% XRP $1.0442 ▼ -0.76% SOL $72.7600 ▲ +1.42%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.15 ▲1.33 % ARI 4,070 ▼0.65 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.15 ▲1.33 % ARI 4,070 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia, “çmimi duhet të rritet”/ Çmimet e importit janë rritur. OSSHE në 2020 doli me humbje

Në Shqipëri, OSHEE dhe KESH nga muaji gusht deri në shtator kanë blerë energji me çmime rekord që kapën vlerën edhe të 195 eurove MW/H.
KLSH në raportin e saj për zbatimin e Buxhetit në 2019-ën ka theksuar se nga viti në vit borxhi i kompanive publike të energjisë rritet ndaj shtetit dhe ka kapur vlerën e 34 mln lekëve, me KESH e cila ka barrën më të madhe.

Ndërkohë OSHEE dhe nën/kompania e re e saj Furnizuesi i Tregut të Lirë përgjegjëse për shitjen dhe blerjen e energjisë kanë dalë me humbje edhe në vitin 2020 sipas të dhënave nga Tatimet.

Eksperti Lorenc Gordani sugjeron se ERE në këto kushte do të jetë i detyruar të rrisë çmimin e energjisë:

Lorenc Gordani “Është një zhvillim i cili nga pikëpamja ekonomike ndikon në bilancin e këtyre kompanive, të cilat normalisht nuk mund të operojnë në kohë të gjatë duke përfituar nga ndihma shtetërore, duke operuar me bilance negative, duke mos bërë investime. Kështu që normalisht duhet të bëhet një mirëmendim i asaj që mungon prej një kohe të gjatë, që ka të bëjë me një reformë tarifore, me një përcaktim më të mirë të detyrimeve për secilin konsumator, në mënyrë që secili të paguajë në mënyrë të drejtë atë që konsumon.”

Kriza e re energjetike që ka prekur çmimin e lëndëve të para nëpër Europë mund të sjellë një tronditje të këtij sektori në Shqipëri, që prej vitesh nuk po arrin të diversifikojë burimet e saj dhe nuk ka kryer investimet e mjaftueshme në rrjetet e transmetimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.