A do të mund të krijojë kjo shoqëri hapësira jetese për njerëz të lirê dhe të pavarur?

Metodat mafioze i kanë mësuar më në fund ligëtyrat, zarbat, projektaxhinjtë që zvarriten nëpër zyra, korridore, oborre institucionesh, parkingje, hajate, shkallë e holle.
Ata që nuk u bënë dot kurrë gangsterë por kacavirren majë çdo manipulimi të mundshëm si përfituesë postesh, zhvatës buxhetesh shteti, pengmarrës projektesh kombëtare e ndërkombëtare, futhundës ndihmash, servilë pushtetarësh, hajnë në tentativë biznesmenësh — edhe pse me këta të fundit nuk ju ecën.
Njerëz që nê dukje kërkojnë të pasurohen, të fitojnë ndikim dhe pushtet duke u jargavitur prapanicash zyrtarësh.
Kjo lloj prerje endemike me figurat e saj ikonike në jetën kulturore shqiptare, tashmë këcënimet dhe lojërat kanë mêsuar t’i gjenerojnë si të vetmet punë që mund të kenë mësuar të kryejnë profesionalisht.
Metodat mafioze të kêsaj kategorie tartabiqësh dhe morrash që ditën vrapojnë pas dyerve të minsitrive, mbasdite i gjen me flamingo në duar surrat pezmatuar para marshimit, nê darkë i ke në inaugurime duke mbajtur fjalime krah pushtetit, dhe natën flenë me ëndrra si të eleminojnë të tjerët, kuptohet se nuk kanë gjë më, as me Natashën e as me Mevlanin.
Sot dihet me kë e kanë në familjen tonë.
Por çfarëdo të më ndodhë, cilado qoftë çdo rastësi, shpërndani kêtë video si përshêndetje prej meje.
Gjendem në mes të jetës dhe flas për çfarë kam parë dhe njohur deri më sot.
Dhe vëth në vesh:
Nuk është monolog për Edi Ramën.
Rama bashkë me Berishën janë burra, djem, të zotë.
Asgjë e keqe personale nuk mund t’i vijë ndokujt nga njerëzit e zotë.
Ç’kanë shkaktuar për shkak të vizioneve. mendjeve apo kompromisave të tyre në pushtet dhe çfarë pasojash kanë patur vendimet e tyre në shoqërinë shqiptare është gjë tjetër.
Mbetet politikë.
Kam qenë publikisht në çdo formë kundër pushtetit të Berishës në të gjithë mandatet e tij.
Jam dhe do mbetem kundër pushtetit të Partisë Socialiste prej ditës së shembjes së godinës së Teatrit Konbêtar kur brenda në zemër dhe publikisht i kam dhënë pêrfundimishr lamtumirën si votues dhe qytetar kësaj force politike.
Por çështja jetike e shoqërisë shqiptare nuk është kush vjen në pushtet, qëndron apo ikën.
Pyetja ështê:
A do të mund të krijojë kjo shoqëri hapësira jetese për njerëz të lirê dhe të pavarur?
Jo vetêm të zihen hapêsirat e shoqërisë së lirë dhe civile detyrimisht nga agjentë agjenturash turlifarë koloresh, prostitutash satelite mashkullore dhe femërore periodike rrezesh figurash në ngritje politike, kushërinj, baxhanakë, kunetër, ortakë familjarësh rrotull shërbëtorësh pushtetarë?
A do të shpëtojê dot ndonjëherê Shqipëria nga kjo kulturë mbytëse orientale?
Për këtë i duhet ndihmë vendit nga shtetet aleate si në rradhë të parë Amerika.
Hapësira të lirisë gjithnjë të shkëputura nga çdo lloj interesash të errëta përfaqêson në shoqërinë shqiptare familja ime.
Kjo është lehtësisht e verifikueshme nga çdo instancë e shtetit dhe historia.
Ndaj parreshtur, prej viteve 70-të kur emri i Natashës u vendos në një listë kundër-revolucionare “armiqësore”, e deri në vitet 90-tê kur u rrita mes mijêra kërcënimesh dhe dhunësh nga më té habitshmet, deri sa ika 15 vjeç nga vendi dhe u ktheva 37, deri mê sot, familja ime kërcënohet rregullisht nga forca të errëta.
Dihet.
Si ne është shumica absolute e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Si ne është çdo familje.
Nëse Rama po i kërkon dhe po i jep besën Shqipërisë, në besë me vendin tonë dhe njerëzit tanë jeton secili prej nesh.
I bëj thirrje organeve të sigurisë së shtetit të bëjnë punën dhe të monitorojnë interesat që mund të fshihen pas çdo indicieje të mundshme provokatore në cilatdo akte sado nê dukje spontane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.