🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,000 ▲ +0.08% ETH $2,239 ▼ -0.29% XRP $1.1607 ▼ -0.58% SOL $89.2600 ▼ -0.81%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti me 1 të vdekur dhe disa të plagosur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin A.G, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të lënduar një baba së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël.

Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi.

Sipas avokatit, këto kushte kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor, jo mbajtje në paraburgim.

36 vjeçari pësoi një tjetër aksident kur ishte 18 vjeç, por asokohe si pasagjer duke qëndruar një muaj e gjysëm në koma. Ai aksident i la pasojat e sipërmendura në shëndetin e tij që e kanë shoqëruar në 18 vitet e fundit.

Në këtë mënyrë, pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” si masa më e përshtatshme si edhe ndjekjen e procedurave të mjekimit deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore duke përfshirë këtu edhe analizimin e gjendjes psikiatrike nga ana e Institutit të Mjeksisë Ligjore për të përcaktuar përgjegjësinë e personit në momentin e ngjarjes.

Në të njëjtën linjë, edhe mjeku reanimator i spitalit rajonal të Shkodrës ka rekomanduar gjatë seancës për masën e sigurisë, trajtim në kushte spitalore deri në sqarimin e plotë të gjendjes shëndetësore.

Vetë i dyshuari, për shkak të gjendjes shëndetësore, por edhe i ndodhur në gjendje shoku pas aksidentit nuk ka folur asnjë fjalë as për policinë dhe as në gjykatë.

Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Brikena Mile, ka mbështetur masën e arrestit me burg, duke vlerësuar rrethanat dhe pasojat e rënda të ngjarjes, ndërsa gjyqtarja Jola Sado vendosi lënien në fuqi të kësaj mase.

Kjo çështje hap edhe një debat më të gjerë mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e drejtuesve të mjeteve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor aq më tepër kur numri i tyre në Shkodër dhe kudo tjetër është në një rritje të konsiderueshme dhe nuk bëhet fjalë më për raste sporadike.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.