🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▼0.15%
DOW 52,116 ▲0.67%
NASDAQ 25,301 ▼0.54%
NAFTA 96.74 ▼7.09%
ARI 3,953 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -1.07% ETH $2,249 ▼ -0.44% XRP $1.2490 ▲ +0.22% SOL $91.3400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 % S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Angellov: Zjarr në komunën e Bogovinës është dramatik

Rreziku nga zjarret mbetet dhe numri i tyre është ende shumë i lartë, ato i lodhin zjarrfikësit dhe të gjithë të tjerët që marrin pjesë në shuarjen e tyre çdo ditë, tha sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 26 zjarre në hapësira të hapura, dhe aktualisht ka një zjarr serioz në territorin e komunës së Strugës, në zonën e fshatrave Lokov dhe Burinec.

“Ky është një zjarr pyjor ku digjet kryesisht pyll me cilësi të ulët, në disa vende shkurre dhe gjemba, por ekziston rreziku që të depërtojë edhe në pyll cilësor, prandaj kemi shqyrtuar mundësinë e përdorimit të një helikopteri. Megjithatë, në orët e ngrohta të ditës, përdorimi i helikopterit është i kufizuar.

Disa ekipe të Pyjeve Kombëtare janë dërguar në vendngjarje dhe po përpiqen të marrin informacione më të sakta se si do të vihet nën kontroll ky zjarr”, informoi Angellov.

Ai theksoi se vonë mbrëmë kishte një situatë dramatike në territorin e komunës së Bogovinës, në zonën e fshatrave Urviç dhe Jellovjan, ku zjarri, i cili po zbriste mbi fier dhe bar të thatë, në një lartësi prej rreth 1.400 metrash, iu afrua fshatit Jellovjan./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.