☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,752 ▲0.55%
DOW 54,015 ▲0.24%
NASDAQ 26,634 ▲1.08%
NAFTA 77.89 ▲0.78%
ARI 4,406 ▲2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,942 ▲ +0.28% ETH $1,914 ▲ +0.07% XRP $1.0268 ▼ -2.01% SOL $73.7600 ▲ +0.42%
S&P 500 7,752 ▲0.55 % DOW 54,015 ▲0.24 % NASDAQ 26,634 ▲1.08 % NAFTA 77.89 ▲0.78 % ARI 4,406 ▲2.46 % S&P 500 7,752 ▲0.55 % DOW 54,015 ▲0.24 % NASDAQ 26,634 ▲1.08 % NAFTA 77.89 ▲0.78 % ARI 4,406 ▲2.46 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – KE: Ndotja nga azoti i kushton BE-së deri në 182 miliardë euro në vit

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-DPA/ -Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin e parë gjithëpërfshirës të Direktivës së Nitratit të vitit 1991, duke paralajmëruar se ndotja nga azoti e shkaktuar nga bujqësia i kushton Bashkimit Evropian midis 68 dhe 182 miliardë euro në vit.

Këto kosto përfshijnë edhe trajtimin e ujit të pijshëm, dëmet ndaj mjedisit dhe humbjet në biodiversitet.

Direktiva vendos kufij për përqendrimin e nitrateve në ujë dhe detyron shtetet anëtare të marrin masa për të mbrojtur lumenjtë, liqenet dhe ujërat nëntokësore nga ndotja e shkaktuar nga përdorimi i plehrave kimike dhe organike në bujqësi.

Nitrati është një përbërës i azotit që bimët e përthithin për t’u rritur, por kur përdoret në sasi të tepërta, ai përfundon në tokë dhe në burimet ujore, duke dëmtuar ekosistemet.

Sipas raportit, zbatimi i Direktivës së Nitratit ka sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike.

Vlerësohet se masat e marra kanë kursyer çdo vit 10 deri në 22 miliardë euro, ndërsa kostot e zbatimit arrijnë në 2,8–3,1 miliardë euro në vit për fermerët dhe autoritetet publike. Këto shpenzime lidhen me monitorimin e cilësisë së ujit dhe kontrollin e respektimit të rregullave.

Komisioni thekson se, për fermerët, kostot përfaqësojnë më pak se 1% të kostove të prodhimit, ndërsa kërkesat e direktivës kanë ndihmuar në uljen e ndotjes në shumë rajone të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, institucioni evropian pranon se ka ende hapësirë për thjeshtimin e procedurave dhe uljen e barrës administrative.

Në muajt e ardhshëm, Komisioni do të zhvillojë diskutime me shtetet anëtare për mënyra më efikase të menaxhimit të tepricave të plehut organik, zonave me dendësi të lartë blegtorale dhe për lehtësimin e procedurave administrative, veçanërisht për fermat e vogla.

Gjithashtu do të shqyrtohet mundësia e zbutjes së disa kufizimeve që lidhen me periudhat kur ndalohet shpërndarja e plehrave në tokë. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.