☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,664 ▼0.57%
DOW 52,916 ▼1.02%
NASDAQ 26,091 ▼0.91%
NAFTA 86.70 ▲2.74%
ARI 4,574 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,784 ▲ +6.79% ETH $2,346 ▲ +12.29% XRP $1.3338 ▲ +25.82% SOL $87.5800 ▲ +7.39%
S&P 500 7,664 ▼0.57 % DOW 52,916 ▼1.02 % NASDAQ 26,091 ▼0.91 % NAFTA 86.70 ▲2.74 % ARI 4,574 ▲0.63 % S&P 500 7,664 ▼0.57 % DOW 52,916 ▼1.02 % NASDAQ 26,091 ▼0.91 % NAFTA 86.70 ▲2.74 % ARI 4,574 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Dialogu me Serbinë/Hoti pas kthimit nga Brukseli: Çështjet që do të bëhen pjesë e marrëveshjes finale

Gjatë një interviste televizive, Hoti tha se nuk do të lejojë që të ulen në tavolinë e dialogut dhe të shtyhen për çështjet që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes me Serbinë, por do ta mbajë diskutimin në nivel të parimeve që janë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

“Kam kërkuar të hapen të gjitha arkivat në Serbi, të ketë drejtësi dhe të ketë kujdes me familjet e të zhdukurve. Çështja e dytë që është diskutuar janë të gjitha çështjet financiare, të borxhit në mes dy vendeve por dalim pastaj edhe te bashkëpunimi i tanishëm ekonomik. Te obligimet janë për shembull shtesat e fëmijëve që nuk janë paguar, kursimet bankare, asetet bankare që janë marrë”, tha Hoti.

Te bashkëpunimi ekonomik, kryeministri i Kosovës tha se “ne kemi propozuar që të ndiqen 4 parimet bazë, lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizja e lirë e mallrave, etj, pastaj infrastruktura siç është hekurudha e autostrada dhe mbi të gjitha heqja e barrierave ekonomike në mes dy vendeve”.

“Këto janë çështje që do të bëhen pjesë e marrëveshjes finale, ku do të përfshihet edhe dëmet materiale që janë bërë gjatë vitit 1998-99”, tha ai duke shtuar se ky është pozicioni shtetëror i Kosovës./KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.