🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.90 ▲0.47%
ARI 4,483 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,335 ▲ +1.78% ETH $1,907 ▲ +0.57% XRP $1.0003 ▼ -0.03% SOL $75.8700 ▲ +0.73%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.90 ▲0.47 % ARI 4,483 ▲0.2 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.90 ▲0.47 % ARI 4,483 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës, ku qepen ligje me porosi!

Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së

Irena Beqiraj

Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që ligji 2710 i vitit 2007 për portet turistike në Republikën e Shqipërisë të ndryshojë .

Zamira shkruan në relacion: “Ligji 9710 parashikon një rregull të përgjithshëm , realizimin e porteve turistike sipas rregullave konkurruese koncesionare ndërsa Ligji për Investimet Strategjike përcakton proçedura të veçanta administrative “

Ndaj deputetja e re që nuk ka ngrohur akoma karriken e sheh me vend që Ligji 9710 i cili kerkon që ndërtimi edhe operimi i porteve turistike të jepen me proçedurë konkurruese të përjashtohen nga ky rregull edhe të jepen pa garë kur janë pjesë e investimeve strategjike sepse sipas Zamirës mbivendosjet midis dy ligjeve shkaktojnë vonesa.

Që Zamira të mos e njoh ligjet nuk është mëkat është e re në detyrë por të mos i lexojë ato para se të propozojë ndryshime me firmën e saj ndryshojë është e dhimshme.

E para, Zamira në fillim të 2026 propozon që një ligj i përhershëm si ai ndërtimit edhe operimit të porteve të ndryshojë e ti përshtatet një ligj të përkohshëm që përfundon në Dhjetor 2026.

E dyta , po ta kishte lexuar ligjin për Investimet strategjike do të kishte lexuar nenin 17 të tij i cili thotë:
“Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/ konçesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

E pra ligji i Investimeve Strategjike është i qartë nëse investimi strategjik përfshin ndërtimin e porteve për të cilat legjislacioni në fuqi kërkon proçedurë konkurruese/ tenderuese /konçensionare / vëtëm pas zgjedhjes së fituesit së konçensionit me garë jepet statusi i investitorit.

E treta, deputetja thotë që ky projektligj është në përputhje me vizionin e qeverisë nuk thotë se ndryshimi i propozuar nuk është përputhje me kërkesat e legjislacionin europian për të cilin ajo edhe shokët e saj zunë be e rrufe se do ta përshtasnin në ligjet tona brenda 2027.

Zamirës me shumë gjasa ja kanë dhënë të gatshëm këtë projektligj edhe shpërblimi për bamirësin që e vuri të dytën në listën e mbyllur është ta propozojë atë pa menduar edhe pse ky ndryshim lejon që kryeministri të jap pa garë pronën publike sikur të ishte pronar i vetëm i saj.

Nuk është kollaj të jesh kanakare, shpërblimi është i rendë! Do të duhet të jësh mbresëlënëse në përpjekjen tende për të mbetur e paraqitur si mercenare!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.