🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.74 ▲0.28%
ARI 4,485 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,332 ▲ +1.87% ETH $1,908 ▲ +0.59% XRP $1.0008 ▲ +0.1% SOL $75.9200 ▲ +0.9%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.74 ▲0.28 % ARI 4,485 ▲0.26 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.74 ▲0.28 % ARI 4,485 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Opinion

“Kostoja e mos-zgjerimit të BE do të ishte më e lartë se ajo e anëtarësimit.”

“Kostoja e mos-zgjerimit të BE do të ishte më e lartë

Majlinda Bregu 

Ky është përfundimi i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Europian, i miratuar dje, i cili e kornizon zgjerimin e Bashkimit Europian si një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë gjeopolitike të Unionit.

Vonesa e zgjerimit rrezikon krijimin e zonave gri gjeopolitike, të cenueshme ndaj ndikimeve keqdashëse. Disa vende kandidate kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave, edhe pse BE ku do të anëtarësohen nuk do të jetë i njëjti Union si sot.

Përputhja e përfundimeve të AFET me konsultimet aktuale për Kuadrin e ardhshëm Financiar Shumëvjeçar të BE-së (MFF 2028–2034) e rikthen debatin te një e vërtetë e thjeshtë: paratë kanë rëndësi.

Nga shumë realitete që ndikojnë këtë debat, njëri është veçanërisht i vështirë për t’u injoruar (shpresoj): gjatë këtij cikli të MFF-së, disa vende që aktualisht janë në proces zgjerimi pritet të bëhen Shtete Anëtare të BE-së.

Drafti i MFF 2028–2034, me një vlerë afërsisht 2 trilionë euro, e vendos zgjerimin brenda kapitullit “Global Europe”, i cili arrin rreth 190–200 miliardë euro. Brenda tij, Instrumenti për Zgjerim dhe Fqinjësi parashikohet të marrë rreth 42.6 miliardë euro, pra vetëm 2.2% e MFF-së totale.

Këto 42.6 miliardë euro aktualisht mbulojnë:
   •   të gjitha vendet e zgjerimit,
   •   politikën e fqinjësisë,
   •   dhe konkurrojnë me krizat globale, sigurinë, migracionin dhe prioritetet gjeopolitike.

Kjo arkitekturë ngre një pyetje themelore:

A po merr parasysh Plani i Afatmesëm Financiar i BE-së edhe mundësinë e zgjerimit me anëtarë të rinj apo llogarit vetëm vende kandidate?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi anëtarësohen, financimi për frymë do të duhet domosdoshmërisht të rritet. Aktualisht, vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) marrin mesatarisht jo më shumë se 40 euro për frymë në vit.

Shqipëria dhe Mali i Zi, dy vendet e radhës për anëtarësim, do të kenë nevojë për 500–1000 euro për frymë në vit, çka më çon sërish në këtë përfundim:

Nëse MFF-ja e re nuk përmban një mekanizëm të qartë tranzicioni për anëtarësimin dhe supozon se zgjerimi mund të absorbohet pa ndryshime strukturore, atëherë Bashkimi Europian po rrezikon të mbetet strukturalisht e papërgatitur pikërisht për atë rezultat politik që sot e quan prioritet strategjik

Jo më i vogël është rreziku që një “luftë për buxhetin” mes vendeve anëtare të BE-së, ta kthejë anëtarësimin në një debat shifrash, në vend që të jetë një proces integrimi reformues, i menaxhuar dhe i planifikuar mirë.
Pikërisht për këtë arsye, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mblidhen së bashku dhe të kërkojnë qartësi për
   •   një portofol të dedikuar për zgjerimin, brenda ose paralel me “Global Europe”,
   •   një periudhë buxhetore tranzitore të qartë për te kaluar nga para-anëtarësimi në anëtarësim të plotë,
   •   dhe një MFF që përputh ambicien politike me planet afatmesme financiare dhe mbi te gjitha realitetin gjeopolitik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.