Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,212 ▲ +0.17% ETH $1,859 ▼ -0.46% XRP $1.0802 ▲ +1.54% SOL $73.1700 ▲ +0.34%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Kronika

Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në akset kryesore dhe në rrugët me qarkullim të lartë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas bilancit të javës së fundit, shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga monitorimi me mjete bashkëkohore, kanë konstatuar gjithsej 12,505 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, ndërsa autorët janë arrestuar ose proceduar penalisht.

Po ashtu, është proceduar penalisht një drejtues automjeti, i cili tentoi të korruptonte një efektiv të Policisë Rrugore duke i ofruar 2,000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në kuadër të kontrolleve, Policia Rrugore ka vendosur 74 masa administrative për mospozicionim të rregullt të mjeteve në karrexhatë, një shkelje që favorizon manovrat e rrezikshme dhe krijon vështirësi në qarkullim.

Gjithashtu, janë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh që u konstatuan duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa 31 automjete të ndaluara ose të parkuara në kundërshtim me Kodin Rrugor janë larguar me mjet ngritës.

Për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe mungesën e kaskës mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve janë vendosur 1,562 masa administrative.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi dhe të tregojnë përgjegjshmëri, në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.