⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,128 ▲ +0.37% ETH $2,505 ▲ +0.34% XRP $1.3944 ▼ -0.68% SOL $109.5200 ▼ -0.19%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Nuk jam plotësisht i kënaqur me institucionet e drejtësisë, Prokuroria duhet të veprojë më shpejtë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të heshtë për gabimet e institucioneve dhe se do të vazhdojë presioni ndaj atyre që, sipas tij, pasurohen në kurriz të qytetarëve.

Ai shtoi se po ju vjen fundi pjesës së Prokurorisë që “shpik arsyetime”, duke kërkuar reagim më të shpejtë dhe drejtësi për qytetarët.“Duhet ta pranoj se as unë nuk jam plotësisht i kënaqur dhe mendoj se mund të bëhet shumë, shumë më mirë dhe me rezultate shumë më të shpejta. Askush të mos mendojë se nuk i dëgjoj britmat e njerëzve që tallen me drejtësinë, që mendojnë se janë të pathyeshëm dhe se e kanë mashtruar drejtësinë. Sot ata janë kritikët më të zëshëm të pushtetit dhe mashtrues të maskuar që shqetësohen më së shumti se nuk ka drejtësi. Atyre, dhe asaj pjese të Prokurorisë që gjithnjë e më shpesh shpik arsyetime, u them se durimit po i vjen fundi dhe se drejtësia duhet të arrijë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se, pavarësisht arsyetimeve që dëgjon, durimi po shteron dhe puna e institucioneve po ndiqet me kujdes.

“Nuk do të hesht as kur mendoj se po bëhen gabime, e as kur vlerësoj se duhet reaguar më shpejt, sidomos kur sirtarët e institucioneve mbushen me kallëzime dhe padi për të cilat Prokuroria duhet të veprojë më shpejt. Nuk hyra në politikë për të shpikur arsyetime, por për të vendosur rend, për të sjellë drejtësi dhe sundim të ligjit. Nuk do të heq dorë nga presioni ndaj atyre që pasurohen mbi fatkeqësinë e popullit. Kjo është shansi i fundit i këtij brezi për të krijuar diçka me vlerë që do të mbetet për brezat e ardhshëm”, deklaroi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.