☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.65 ▼1.21%
ARI 4,206 ▲2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,351 ▲ +1.79% ETH $1,664 ▲ +1.25% XRP $1.1378 ▲ +2.23% SOL $66.5400 ▲ +2.99%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.65 ▼1.21 % ARI 4,206 ▲2.23 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.65 ▼1.21 % ARI 4,206 ▲2.23 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Pritini në derë!

Nga GENT STRAZIMIRI

E kanë mbajtur 7 orë sepse “ka nxjerrë sekretin hetimor”, që do të thotë se ka informuar publikun për prova që SPAK i ka po që ju nuk duhet t’i dini se çojnë tek Rama dhe Veliaj…

Elton Qyno nuk është i vetmi që publikon informacione mbi “ç’pritet të bëjë SPAK”, apo “kujt i është vënë nga pas SPAK”, përkundrazi.

Ka prej që atyre “kanë liçencë”, e që jetojnë me “informacione nga SPAK” nëpër studio, madje duke njoftuar që në maj se ç’do ndodhë në gusht, e në gusht se ç’do bëjë SPAK në tetor… dhe e vërteta është se u ka dalë fjala..?!

Asnjë prej tyre nuk është thirrur për të dhënë llogari, madje vazhdojnë të qetë zbardhjen e agjendës së SPAK..?!

Problemi me Elton Qynon duket se nuk është se ka publikuar materiale nga dosja, por se i ka publikuar informacione të vërteta dhe “pa leje”…

Kjo rrethanë e bën edhe më të ndyrë e më të rrezikshme situatën!

SPAK po vepron me dorë të hekurt ndaj cilitdo që guxon të thotë publikisht të vërtetën, qofshin denoncues të aferës si Abi Malltezi e Sali Berisha, qoftë edhe thjesht gazetar si Elton Qyno!

SPAK po troket në çdo derë tjetër, veçanërisht në ato që po i kontribuojnë së vërtetës, përveçse në dyert e keqbërësve Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pritini në derë!

Jam i bindur që gjithësecili nga ju, duke lexuar këto fjalë, po mendoni

“Unë? Ç’punë ka SPAK me mua, unë shoh vetëm punën time…?!”

Edhe Elton Qyno, sot në mengjes kur ka dalë nga shtëpia për të vajtur në SPAK atë ka menduar “Unë? Unë kam bërë vetëm punën time…”

Në fakt punën e tij ka bërë, por kjo nuk ka më asnjë rëndësi…

Rëndësi ka si e mendon SPAK… e jo si e thotë ligji…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.