☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,616 ▼0.53%
DOW 52,471 ▼0.19%
NASDAQ 26,124 ▼0.79%
NAFTA 104.30 ▲4.25%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,509 ▲ +1.84% ETH $2,514 ▲ +1.02% XRP $1.4018 ▲ +3.91% SOL $101.9000 ▲ +1.43%
S&P 500 7,616 ▼0.53 % DOW 52,471 ▼0.19 % NASDAQ 26,124 ▼0.79 % NAFTA 104.30 ▲4.25 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,616 ▼0.53 % DOW 52,471 ▼0.19 % NASDAQ 26,124 ▼0.79 % NAFTA 104.30 ▲4.25 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

Qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm

Vitalina Prening, një nxënëse 16-vjeçare ruse, përballet me aktakuzë për planifikimin e një sulmi terrorist, anëtarësim në një organizatë terroriste dhe kryerjen e trajnimeve terroriste, sipas mediave ruse.

Prening, nga qyteti i Novosibirskut, u fut më 10 gusht në listën e njerëzve që Rusia i cilëson terroristë, ndonëse hollësitë e aktakuzës ndaj saj mbeten të paqarta.

Në rrjetet sociale, personat që e njohin Preningun e kanë përshkruar atë si një vajzë të re të talentuar, e cila vizatonte, këndonte, merrej me vallëzim sportiv dhe merrte pjesë në aktivitete publike të sponsorizuara nga shteti.

Prening nuk është e vetmja. Qindra adoleshentë rusë janë akuzuar për terrorizëm, sabotazh, ekstremizëm ose tradhti qëkurse Moska e nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se arrestimi dhe burgosja e adoleshentëve është pjesë e një fushate që po rritet për ta luftuar mospajtimin gjatë kohës së luftës.

“Veprimtari shumë më e madhe shtypëse”

Department One, një organizatë ligjore dhe për të drejtat e njeriut me bazë në mërgim, e cila mbron rusët e akuzuar për tradhti dhe spiunazh, tha në një raport të korrikut se të paktën 779 të mitur ndodhen në regjistrin e Rusisë për terroristët dhe ekstremistët. Gati 97 për qind e tyre janë shtuar në këtë listë pas vitit 2022.

Lista nuk përfshin vetëm personat që janë dënuar për vepra penale, por edhe persona të cilët zyrtarisht janë shpallur të dyshuar ose ndaj të cilëve janë ngritur akuza aktive.

Organizata për të drejtat e njeriut, Memorial, tha se të paktën 124 të mitur aktualisht përballen me akuza penale në Rusi për arsye politike.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se një numër në rritje i të miturve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të diskutueshme për terrorizmin dhe ekstremizmin, ndërsa gjykimet zhvillohen shpesh me dyer të mbyllura.

Rastet variojnë nga aktivizmi kundër luftës dhe kritikat ndaj autoriteteve në internet, deri te akuzat se adoleshentët janë rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase përmes rrjeteve sociale për të kryer akte sabotimi dhe terrorizmi në territorin rus.

Sergei Davidis, drejtues i projektit të Memorialit për mbështetjen e të burgosurve politikë, i tha REL-it se lufta e ka rritur shtypjen politike në Rusi.

“Shteti shfaq veprimtari shumë më të madhe shtypëse në gjendje lufte”, tha Davidis.

Arrestimi për shpërndarje fletushkash

Në mesin e të miturve që janë përfshirë në këtë fushatë është Arseny Turbin, i cili ishte 15 vjeç kur u arrestua në vitin 2023.

Turbin kishte shpërndarë fletushka ku kritikonte presidentin Vladimir Putin, kishte krijuar një kanal në Telegram të quajtur “Rusia e Lirë” dhe kishte publikuar fotografi të tij me një flamur bardhë-blu-bardhë, të përdorur nga protestuesit rusë kundër luftës.

Nëna e tij, Irina Turbina, tha se i biri u kishte thënë hapur hetuesve se besonte se Rusia ishte agresore në luftë.

Në vitin 2024, një gjykatë ruse e dënoi Turbinin me pesë vjet burgim, gjatë një gjykimi me dyer të mbyllura. Dy vjet më vonë, autoritetet hapën një tjetër rast ndaj adoleshentit, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në trazira në koloninë e vuajtjes së dënimit ku mbahej.

Adoleshenti më i ri që aktualisht besohet se ndodhet në regjistrin e Rusisë për terroristët dhe ekstremistët është Ivan Maltsev, 14 vjeç, i cili u akuzua se kishte tentuar t’ia vinte zjarrin një makine policie. Babai i tij i ka mohuar akuzat ndaj të birit.

Maltsev, banor i qytetit siberian Barnaul, mbushi 14 vjeç në qershor, mosha minimale e përgjegjësisë penale në Rusi për vepra të rënda penale, përfshirë terrorizmin.

“Atmosferë frike”

Aktivistët për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar agjencitë ruse të sigurisë se përdorin taktika provokuese ndaj të miturve.

“Ata i shtyjnë të rinjtë të krijojnë një lloj grupi, të shkruajnë deklarata të ashpra, i provokojnë; për shembull, shkruajnë diçka në komente, në mënyrë që ju praktikisht të detyroheni të përgjigjeni”, i tha REL-it Dmitry Zair-Bek, drejtues i Department One.

Zair-Bek tha se zyrtarët e sigurisë më pas do t’i “drejtonin” të rinjtë e cenueshëm drejt kryerjes së një akti që mund të përkufizohej zyrtarisht si vepër penale, duke u mundësuar operativëve të hapnin një rast penal ndaj tyre.

“Ajo që është monstruoze është se fëmijët dhe adoleshentët po përndiqen për gjëra për të cilat nuk duhet të përndiqeshin fare”, tha Zair-Bek, duke përmendur “shakatë e pamenduara” në rrjetet sociale, mesazhet në forumet e shkollave dhe diskutimet në lojërat kompjuterike.

Olga Romanova, drejtuesja e grupit për të drejtat civile Russia Behind Bars, i tha REL-it se fshehtësia që rrethon rastet e terrorizmit u mundëson agjencive ruse të sigurisë të rrisin shkallën e dënimeve.

“Rastet e terrorizmit, hetimet dhe gjykimet janë plotësisht të mbyllura”, tha Romanova. “Thuhet se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar, ndaj nuk ka nevojë të provohet asgjë”.

Zair-Bek tha se numri në rritje i rasteve shërben edhe për një qëllim më të gjerë: krijimin e një klime frike.

“E gjithë atmosfera e frikës që krijohet, përfshirë edhe përmes hapjes masive të rasteve për terrorizëm dhe ekstremizëm, lidhet me faktin se shtypja funksionon në kohën tonë, në shekullin XXI, vetëm kur ai vazhdimisht rritet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.