☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Sali Berisha: Çdo mëngjes duhet të ngrihemi e të themi çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi dhe Ramës?

Sali Berisha mbajti një fjalim me nota “karikuese” para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, të cilëve u tha se shqiptarët demokratë presin prej tyre “udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë”.

Berisha theksoi në fjalën e tij dhe dy “sëmundjet” nga të cilat rrezikohet udhëheqja e një opozitë. Sipas tij, pazaret për interesa personale dhe kënaqësia nga të pasurit një post, janë të rrezikshme për një opozitë.

“Ndaj për të mos qene opozitë profesioniste ka vetëm një antidodë. Qëndron në pyetjen e thjeshtë, duhet ti shtrojmë vetes sonë, unë e ju të gjithë, të gjithë drejtuesit e degëve të PD, çdo mëngjes, çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi?

Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri është jetike për përmbysjen e tij”, theksoi Berisha.

“Si mund të jetë problem udhëheqja e opozitës? Dy janë sëmundjet e saj më kryesore, e para pazaret me qeverinë. Pazaret për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen të shkelmojnë mbi interesat e anëtarëve dhe shembulli më tragjik jemi ne, PD në vitet e shkuara.

Ndaj dhe këtë mësim nuk duhet ta harrojmë kurrë, por sot ne kemi një ndryshim të madh.

Ju uleni në këtë sallë tërësisht si përfaqësues të demokratëve shqiptarë të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo të Kryesisë apo kryetarit të partisë.

Kjo do të thotë që jeni përfaqësues të mënyrës më të shkëlqyer të përfaqësimit, të atyre që u besojnë, që ringritën PD në këtë nivel që e mbajnë gjallë e drejtimin e saj para alternativës “to bo or not to be”.

Ata presin nga ju udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë.

Sëmundja e dytë, e udhëheqjes opozitare, me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizimi vantosh opozitar, të kënaqurit me protagonizmin se ke një karrige se ke një vend e mandat, një post, dhe të tjerët të shohin, po ti çfarë bën?

Opozita profesioniste është opozitë që nuk duhet të ekzistojë.

Ndaj për të mos qene opozitë profesioniste ka vetëm një antidodë. Qëndron në pyetjen e thjeshtë, duhet ti shtrojmë vetes sonë, unë e ju të gjithë, të gjithë drejtuesit e degëve të PD, cdo mëngjes cfarë do bëj unë kundër këtij regjimi?

Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri ështe jetike për përmbysjen e tij.

Pse anëtarët tanë rithemeluan PD? E cfarë kuptimi ka kjo? Ata e rithemeluan si parti të lirive e të drejtave, ne të jemi mbrojtësit më keyesorë, e të realizojmë se s’ka vend në botë përvec Rusisë e Bjellorusisë ku të drejtat e liritë të dhunohesh me shumë se sa nga ky regjim.

Ku është zëri ynë? Duhet të pyesim ku është qëndrimi ynë, qëndresa jonë?
Duhet të hedhim tërësisht mbrapa e poshtë qëndrimet e deritanishme apatike të PD.

Demokratët janë gati për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.