☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

SHBA-ja e përshëndet bisedën e zhvilluar ndërmjet ministrave Vitia dhe Llonçar

Ministrat e Shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zllatibor Llonçar kanë zhvilluar një bisedë përmes një video-lidhjeje, ku kanë diskutuar masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri. Kjo është bërë e ditur nga ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey, të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një mesazh të përbashkët, përmes të cilit e kanë përshendetur këtë iniciativë.
“Në këtë kohë të pandemisë është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t’iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne lavdërojmë përpjekjet e personelit shëndetësorë dhe të tjervëve që janë në detyrë për të mbajtur qytetarët e Serbisë dhe Kosovës të sigurt”, tha ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett.
Ndërkaq ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey e falenderoi qeverinë e Italisë për këtë iniciativë duke shtuar se nga ky bashkëpunim do të shpëtohen jetë. “Beogradi dhe Prishtina po punojnë bashkë në mënyrë praktike për të shpëtuar jetë në kohën e pandemisë duke shkëmbyer pajisje dhe ekspertizën”, tha Godfrey. Ndërkohë, në një njoftim të Ministisë së Shëndetësisë në Kosovës, thuhet se ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka biseduar me homologët e tij të shteteve fqinje.
“Të gjithë, ministrja e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ministri i Malit të Zi, Kenan Hrapović, ai i Serbisë, Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe vlerësuan se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke”. “Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 11 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.