🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,264 ▼ -0.9% ETH $2,427 ▼ -3.61% XRP $1.4988 ▼ -0.07% SOL $96.1200 ▲ +2.48%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Bota

Trump “ndez” Lindjen e Mesme! Izraeli bombardon trupat iraniane në Siri dhe aktivizon “Iron Dome”

Besohet se në këtë bazë janë të stacionuara trupat e Rojes Revolucionare iraniane, që janë zhvendosur në Siri në mbështetje të Bashar al-Assad.

Sulmi izraelit është konfirmuar edhe nga Siria, që thotë se sistemet e saj anti-ajrore kanë rrëzuar dy raketa, por nuk konfirmon nëse mes viktimave janë 9 ushtarakë iranianë apo jo, ashtu siç raportojnë mediat në Izrael.

Para kësaj, trupat izraelite në Lartësitë Golan janë aktivizuar në gatishmërinë maksimale dhe është urdhëruar edhe aktivizimi i të famshmit “Iron Dome”, një sistem mbrojtës antiraketë.

Shefi i Shtabit i ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkott anuloi pjesëmarrjen në një konferencë të programuar kushtuar sigurisë dhe së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Avigdor Lieberman mblodhën këshillin e sigurisë kombëtare.

Veç kësaj, civilëve në Lartistë Golan, që Izraeli i pushtoi nga Siria gjatë luftës së vitit 1967, por që nuk njihet ndërkombëtarisht si territor i shtetit hebre, u është kërkuar që të jenë në gatishmëri dhe të furnizojnë me ushqime strehimet kundër bombardimeve të mundshme, për të parën herë që prej nisjes së luftës në Siri.

Pas vendimit të Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në 2015 me Iranin, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e përshëndeti përmes një fjalimi publik.

“Për muaj me radhë Irani po transferon në Siri armë të shkatërrimit në masë me qëllimin e vetëm për t’i përdorur ato kundër Izraelit. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë shembullore çdo sulmi ndaj territorit tonë”, tha ai.

Edhe në Iran reaguan pas vendimit të Trump. Presidenti Hassan Rouhani la të kuptohej se Teherani do t’i rikthehej programit të vet bërthamor për pasurimin e uraniumit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.