Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,668 ▲0.2%
DOW 53,464 ▲0.09%
NASDAQ 26,115 ▲0.52%
NAFTA 81.96 ▼3.59%
ARI 4,710 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,426 ▲ +0.03% ETH $2,478 ▼ -0.84% XRP $1.4723 ▼ -1.83% SOL $98.0800 ▲ +1.53%
S&P 500 7,668 ▲0.2 % DOW 53,464 ▲0.09 % NASDAQ 26,115 ▲0.52 % NAFTA 81.96 ▼3.59 % ARI 4,710 ▲0.26 % S&P 500 7,668 ▲0.2 % DOW 53,464 ▲0.09 % NASDAQ 26,115 ▲0.52 % NAFTA 81.96 ▼3.59 % ARI 4,710 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vlora në pikun e sezonit, turistët vlerësojnë bukuritë, banorët kritikojnë çmimet

Gushti ka sjellë në Vlorë qindra pushues vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur plazhet e qytetit për të kaluar ditët e verës. Në pikun e sezonit, si plazhet publike, ashtu edhe ato private kanë një fluks të lartë, ndërsa turistët thonë se bukuritë natyrore, deti dhe klima janë ndër arsyet kryesore që i kanë sjellë në qytetin bregdetar.

Mes vizitorëve të huaj ka edhe turistë që e kanë zgjedhur Vlorën për herë të parë. Ata shprehen të surprizuar nga ajo që kanë gjetur dhe thonë se qyteti ka tejkaluar pritshmëritë e tyre, ndërsa premtojnë rikthimin në një tjetër sezon.

“Mendoj se qyteti është shumë i bukur, ndërsa plazhi është edhe më i bukur. Fatkeqësisht, sot ka pak dallgë. Është hera ime e parë në Vlorë. Vij nga Suedia dhe Vlora i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Zgjodha Vlorën sepse në Suedi tashmë flitet shumë për bukurinë e këtij vendi. Është bërë një destinacion shumë popullor. Patjetër që do të vij përsëri”, është shprehur një turist suedez.

Ndryshe e shohin sezonin qytetarët vlonjatë, të cilët, krahas bukurive të qytetit, ngrenë edhe një sërë shqetësimesh. Kritikat nisin nga zaptimi i hapësirave publike nga subjektet private, kostot e pushimeve dhe gjendja ekonomike, ndërsa një tjetër problem i madh mbetet trafiku, që gjatë verës e vështirëson edhe lëvizjen në këmbë.

“Vlora është mrekullia vetë. Sezoni veror është shumë keq nga ekonomia, është për tokë, vjedhje, korrupsion. Ka trafik shumë e në këmbë ikën më shpejt se me makinë. Nuk ka si qyteti im”, është shprehur një grua.

Për disa pushues shqiptarë, Vlora mbetet zgjedhje e përvitshme. Ata thonë se rikthehen çdo verë, ndërsa për disa emigrantë qëndrimi në qytet zgjat disa javë apo edhe muaj.

“Vij nga Tirana, vij çdo vit, rri një muaj unë. Në fillim ikja në Himarë, po s’më pëlqente rruga. Kam 4 vite tani rri këtu. Këtu ka hapësirë, do rri 1 muaj”, ka thënë një e moshuar.

Por, krahas vlerësimeve, ka edhe ankesa për hapësirat e kufizuara ku qytetarët mund të pushojnë pa pagesë. Pushuesit thonë se një pjesë e madhe e bregdetit është zënë nga çadrat dhe shezlongët privatë, duke lënë pak mundësi për ata që nuk duan ose nuk mund të paguajnë.

“Ore mirë, po do folur pronarëve, se deti nuk është i të gjithëve, është i pronarëve. I zënë me çadra e ne rrimë te shkallët. Me detyrën ekonomia të vijë këtu më shumë, ka beton se gjelbërim”, ka vijuar më tej një burrë.

Edhe këtë sezon veror, njësoj si në vitet e mëparshme, numri i plazheve publike ku qytetarët mund të pushojnë falas në qytetin e Vlorës mbetet i kufizuar. Ndërsa fluksi i turistëve vijon, qyteti përballet njëkohësisht me sfidën për të balancuar kërkesën turistike me hapësirat publike dhe nevojat e banorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.