VMRO-DPMNE: Emri është problemi i vetëm për hyrje në NATO
Nuk ka qytetar në RM që nuk është bindur se problemi i vetëm për të cilin Maqedonia nuk është anëtare me të drejta të plota në NATO është kontesti me Greqinë rreth emrit, thonë nga VMRO DPMNE duke reaguar ndaj njoftimit të LSDM-së për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, njofton Telegrafi.
“RM përmbush të gjithë kushtet për aderim në Aleancës veri-atlantike që në samitin e Bukureshtit. Këtë e dinë të gjithë partnerët dhe miqtë tanë që i mbështesin përpjekjet tona. Këtë e konfirmoi edhe Gjykata në Hagë me aktvendimin e sjellë për veton e pabazë të Greqisë. Këto fakte nuk i pranuan vetëm Greqia fqinje dhe LSDM.
Me njoftimin e sotëm, LSDM dëshiron të paralajmëroj ndonjë zgjidhje të re. Problemi është shumë serioz dhe qytetarët e RM-së patjetër duhet të dinë cila është oferta e LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia në pushtet pyesin cili është shkaku që LSDM sërish luan në kartën e njëjtë dhe aktualizon çështjen e njëjtë dhe a ka diç që opinioni nuk e din ndërsa krerët e LSDM-së e fshehin.