☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.36 ▲0.16%
ARI 4,435 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▲ +-0% ETH $2,392 ▼ -1.14% XRP $1.3515 ▼ -0.21% SOL $99.7000 ▼ -0.5%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.36 ▲0.16 % ARI 4,435 ▲0.87 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.36 ▲0.16 % ARI 4,435 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Sporti

Duka: Nuk merituam më tepër se barazimin

Transferta e Strumicës nuk ishte e thjeshtë për Shqipërinë, për shkak të udhëtimit të gjatë drejt këtij qyteti, por në fund gjithçka u mbyll në paqe, jo vetëm në fushë.
Sfida Maqedoni-Shqipëri rezultoi e paqtë në shumë aspekte, duke mos prodhuar asnjë lloj incidenti dhe këtë e pranoi në një intervistë për Supersport dhe presidenti i FSHF, Armand Duka.
“Nga pikëpamja organizative nuk pati asnjë problem, përveç udhëtimit të vështirë nga Shqipëria, pasi më lehtë mund të udhëtosh drejt Spanjës sesa në Strumicë dhe kjo mund të ketë ndikuar te ana fizike e futbollistëve.”
Numri 1 i FSHF u tregua realist edhe për rezultatin, duke pranuar se 1-1 ishte rezultati më i drejtë.
“Dua ta komplimentoj ekipin për atë që dha në fushë dhe të jemi realistë, nuk mendoj se meritojmë më tepër se një pikë për atë që dhamë në fushë. Barazimi duhet të jetë një rezultat i kënaqëshëm. Objektivi ishte të sigurojmë vendin e 3-të dhe besoj se e kemi siguruar”.
Një vend i tretë që mund të vlejë jo pak dhe për të ardhmen sidomos për eliminatoret e Europianit.
“Pozicioni që kemi në renditje duhet t’i japë pak më tepër forcë ekipit për eliminatoret e Euro 2020.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.