☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,649 ▲ +1.09% ETH $1,864 ▲ +1.16% XRP $1.0929 ▲ +0.25% SOL $75.8200 ▲ +0.81%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
19 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Anglia fiton finalen e prestigjit me rezultatin tenistik 6-4

– Anglia mundi sot Francën në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës në futboll, me rezultatin 6-4.

Ndeshjen e luajtur në stadiumin “Hard Rock” në Miami Gardens, Florida, Anglia e nisi shkëlqyeshëm dhe kaloi në avantazh që në minutën e tretë, me anë të Declan Rice, pas një gabimi në mbrojtjen franceze.

Francezët u përpoqën të reagonin, por Anglia vazhdoi të kontrollonte ritmin e lojës.

Në minutën e 19-të, Ezri Konsa dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë. Mesfusha angleze dominoi zotërimin e topit dhe fitoi shumicën e dueleve. Franca krijoi disa raste të mira, por Dean Henderson bëri pritje vendimtare.

Sulmet e shpejta të Anglisë vazhduan t’i shkaktonin probleme mbrojtjes kundërshtare dhe në minutën e 37-të, Bukayo Saka realizoi golin e tretë pas një aksioni të bukur sulmues.

Saka shënoi sërish në minutën 45+1, pas një aksioni personal.

Franca nuk gjeti zgjidhje për të thyer organizimin e fortë të anglezëve gjatë pjesës së parë.

Ekipet shkuan në pushim me rezultatin 4-0 në favor të Anglisë, e cila zhvilloi një pjesë të parë pothuajse perfekte.

Pjesa e dytë ishte shumë më e hapur dhe spektakolare, me të dyja skuadrat që krijuan raste të shumta shënimi.

Franca reagoi fuqishëm duke realizuar tre gola, dy me Mbape (48′ dhe 66′) dhe një me Barcola (54′) duke rikthyer emocionet në takim.

Megjithatë, Anglia ruajti qetësinë dhe arriti të shënojë edhe një herë me penallti me anë të Saka (87′), duke mbajtur kontrollin e rezultatit.

Ritmi i lojës mbeti i lartë deri në vërshëllimën e fundit, me aksione të shpejta dhe raste në të dy portat.

Mbrojtjet e të dy ekipeve lanë hapësira, çka ndikoi edhe në golin e katërt të Francës me anë të Dembele (90’+6).

Por, nuk mbaroi me kaq, pasi Bellingham shënoi golin e gjashtë (90+7), pas një sllallomi gjigant.

Anglia triumfoi me rezultatin 6-4 ndaj Francës, duke siguruar vendin e tretë në Kupën e Botës 2026./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.