Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.13 ▼0.42%
ARI 4,044 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,470 ▲ +1% ETH $1,925 ▲ +2.41% XRP $1.1238 ▲ +2.13% SOL $78.4500 ▲ +1.98%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.13 ▼0.42 % ARI 4,044 ▲0.69 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.13 ▼0.42 % ARI 4,044 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE gjobit “AliExpress” me 550 milionë euro për shitje të produkteve të paligjshme

BRUKSEL, 20 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian njoftoi sot se ka vendosur një gjobë prej 550 milionë eurosh (rreth 629 milionë dollarë) ndaj platformës kineze të tregtisë elektronike “AliExpress”, pasi konstatoi se kompania nuk kishte vepruar në mënyrë të mjaftueshme për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme në Bashkimin Evropian.

Sipas Komisionit, platforma, në pronësi të “Alibaba Group”, për javë të tëra nuk arriti të hiqte nga qarkullimi produkte si veshje të falsifikuara, lodra të pasigurta për fëmijë dhe produkte kozmetike të rrezikshme, duke mos përmbushur detyrimet për mbrojtjen e konsumatorëve evropianë.

“Nuk është e pashmangshme që blerjet online të shoqërohen me përhapjen e rrobave të falsifikuara, lodrave të pasigurta apo kozmetikës së rrezikshme. Kjo është pasojë e mosrespektimit nga “AliExpress” të detyrimeve që rrjedhin nga Akti për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act)”, deklaroi nënkryetarja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.

Hetimi zbuloi se disa tregtarë, të cilët duhej të ndëshkoheshin për shitjen e mallrave të paligjshme, nuk u penalizuan dhe në shumë raste vazhduan aktivitetin e tyre normalisht në platformë.

Komisioni akuzoi gjithashtu “AliExpress” se nuk kishte angazhuar personel të mjaftueshëm për kontrollin e produkteve të dyshuara si të paligjshme. Sipas autoriteteve evropiane, inspektorët ishin të mbingarkuar me punë, ndërsa disa produkte të paligjshme vazhdonin të rekomandoheshin ose promovoheshin në platformë edhe përpara se të hiqeshin.

Testimet e kryera nga rregullatori evropian treguan se, pavarësisht përpjekjeve të deklaruara nga kompania për monitorimin e platformës, një numër i madh bluzash dhe këpucësh të falsifikuara, si edhe lodrash të pasigurta për fëmijë, vazhdonin të ishin të disponueshme për shitje.

Komisioni Evropian i ka dhënë “AliExpress” afat deri më 20 tetor për të paraqitur një plan të detajuar me masat që do të ndërmarrë për të korrigjuar shkeljet dhe për t’u përshtatur me kërkesat e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA). /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.