🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.26 ▼0.98%
ARI 4,146 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,701 ▲ +6.19% ETH $2,434 ▲ +8.78% XRP $1.3114 ▲ +4.69% SOL $96.8100 ▲ +6.82%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.26 ▼0.98 % ARI 4,146 ▲1.8 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.26 ▼0.98 % ARI 4,146 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Dorëhiqet kreu i agjencisë amerikane për sigurinë e IA-së

– Kreu i Qendrës amerikane për Standardet dhe Inovacionin në Inteligjencën Artificiale, Chris Fall, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pasi u emërua në krye të institutit federal, që merret me testimin e inteligjencës artificiale pranë Departamentit amerikan të Tregtisë, njoftoi sot një zëdhënës i departamentit, sipas “Reuters”.

Largimi i tij shënon ndryshimin më të fundit, në planet e administratës Trump për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Përkohësisht, detyrën e Fall do ta marrë Arvind Raman, i cili drejton zyrën e Departamentit të Tregtisë, që mbikëqyr institutin e testimit të inteligjencës artificiale.

Raman ka qenë më herët, dekan i inxhinierisë në Universitetin Purdue.

Departamenti i Tregtisë nuk dha një arsye për largimin e Fall.

Largimi i Fall është ndryshimi i fundit në qasjen e administratës Trump ndaj inteligjencës artificiale.

Pas rikthimit në detyrë në vitin 2025, Trump deklaroi se qeveria federale duhet të ndërhynte sa më pak, në sektorin e teknologjisë.

Megjithatë, më vonë ai ka marrë një rol më aktiv në monitorimin e kësaj fushe, ndërsa deklaratat dhe politikat e tij për inteligjencën artificiale kanë ndryshuar shpesh.

Instituti amerikan për testimin e inteligjencës artificiale, ka për detyrë të bashkëpunojë me kompanitë kryesore të teknologjisë, si Anthropic, Google DeepMind dhe OpenAI, për të kontrolluar modelet e reja të inteligjencës artificiale, përpara se ato të dalin në përdorim publik dhe për të zbuluar dobësitë e mundshme të tyre.

Instituti përbëhet nga shkencëtarë dhe inxhinierë, që analizojnë rreziqet konkrete që mund të sjellin sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale.

Një nga shqetësimet kryesore është parandalimi, që kundërshtarët e SHBA-së të përdorin IA-në për ndërtimin e armëve kimike apo biologjike, ose për manipulimin e të dhënave – me të cilat trajnohen sistemet amerikane të inteligjencës artificiale.

Instituti bashkëpunon gjithashtu me Microsoft dhe kompaninë e Elon Musk, xAI, për testimin e modeleve të tyre të inteligjencës artificiale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.