Lufta në Iran, ndikimet në ekonominë tonë dhe atë globale
Luhatshmëria u përhap në të gjithë sektorët. Aksionet e energjisë u rritën për shkak të pritjeve për furnizim më të ngushtë. Kompanitë ajrore dhe të transportit detar ranë ndjeshëm, të ndëshkuara nga perspektiva e kostove më të larta të karburantit dhe rrugëve të ndërprera. Monedhat e tregjeve në zhvillim u lëkundën ndërsa investitorët ri-kalibruan ekspozimin e tyre ndaj rrezikut gjeopolitik. Edhe tregjet e obligacioneve – zakonisht të ngadalta, të qëllimshme dhe të izoluara – filluan të luhateshin nga nervozizmi i një sistemi që përgatitej për pasiguri të qëndrueshme.
Kur lajmet e para për konflikt të hapur në Iran u përhapën në mediat ndërkombëtare, bota reagoi me një sjellje të njohur mosbesimi dhe tmerri. Megjithatë, ishte zhvillimi tjetër , mbyllja efektive e ngushticës së Hormuzit(e provokuar gati një vitë më parë) , që e transformoi një luftë...