☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Partizani-Teuta në RTSH, Bratu: I kënaqur me debutimin, një pikë që ngjan si tre

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, foli për emisionin “Super Gol” në RTSH pas barazimit 0-0 përballë Teutës në debutimin e tij në krye të kryeqytetasve në Abissnet Superiore. Tekniku i “demave” deklaron se është i kënaqur me pikën e fituar, sepse për mënyrën si rrodhi ndeshja, ky barazim ngjan si një fitore.

“Ishte një ndeshje e vështirë. E dija këtë sepse u ndesha me ndoshta një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, ndërsa unë isha debutues. Unë do të doja të fitoja, por mendoj se është një pikë që ngjan si tre për ne, se kemi luajtur 55 minuta pa një lojtar të rëndësishëm për ne. Por mendoj se që kur kam ardhur këtu, dua të krijoj nga ekipi i Partizanit një frymë skuadre dhe për këtë arsye, duhet të nisemi me këtë pikë të mirë, pasi jam krenar me lojtarët e mi pasi ata luftuan deri në fund.

Nuk mendoj për merkaton tani. Jam ende në tension nga ndeshja dhe të shohim në javën e ardhshme. Por jam i kënaqur për lojtarët që kam deri tani”, ka thënë mes të tjerash Bratu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.