🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.31 ▲1.11%
ARI 4,137 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,164 ▲ +0.21% ETH $1,771 ▼ -0.08% XRP $1.1274 ▼ -0.94% SOL $81.0700 ▲ +0.88%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.31 ▲1.11 % ARI 4,137 ▼0.72 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.31 ▲1.11 % ARI 4,137 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Kosova

Cilat janë tre shtetet e NATO-s që kanë më së shumti ushtarë në Kosovë? Ukraina më shumë se Shqipëria!

Në dritë të zhvillimeve të fundit, nga KFOR-i, në një përgjigje për Gazetën Express, ndër të tjera, tregojnë edhe për kapacitet e tyre në Kosovë. Sa është numri i përgjithshëm dhe nga sa ushtarë kanë këtu shtetet e NATO-s

Njëzet e tetë shtete – anëtare ose partnere të NATO-s – kanë ushtarët e tyre në Kosovë, të angazhuar në KFOR, misionin paqeruajtës, të vendosur në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.

Prej atëherë, numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ka ndryshuar. Një zyrtar i KFOR-it ka treguar se në Kosovë janë mbi 3700 ushtarë, sipas të dhënave të shkurtit të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numër të ushtarëve, të angazhuar në Kosovë. Kanë 635 sosh.

Menjëherë pas SHBA-së, vjen Italia, e cila ka 628 ushtarë. Shteti i tretë me numrin më të madh të trupave në Kosovë është Hungaria. Janë 469 hungarezë, të cilët shërbejnë në Kosovë.

Pak më shumë ushtarë kanë edhe Turqia, Polonia e Austria, ndërsa shtetet e tjera kanë të angazhuar disa dhjetëra sosh. Gjermania, për shembull, ka 70 ushtarë në Kosovë, ndërsa Britania e Madhe, 37.

Ndërkaq, Ukraina, e cila në territorin e vet po e lufton Rusinë, ka në Kosovë 40 ushtarë – si shtet partner i NATO-s.

Shqipëria ka 25 ushtarë në Kosovë, Mali i Zi një, e Maqedonia e Veriut ka 64.

Ndryshe, pas situatës në Ukrainë, në Kosovë ka nisur një inisiative për të kërkuar hapjen e rrugës për anëtarësim në NATO. Diçka të tillë ka kërkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.