☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,679 ▼0.51%
DOW 52,780 ▼1.19%
NASDAQ 26,369 ▼0.52%
NAFTA 93.28 ▲1.97%
ARI 4,446 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,254 ▼ -1.16% ETH $2,479 ▼ -0.3% XRP $1.4096 ▲ +0.95% SOL $103.2000 ▼ -1.24%
S&P 500 7,679 ▼0.51 % DOW 52,780 ▼1.19 % NASDAQ 26,369 ▼0.52 % NAFTA 93.28 ▲1.97 % ARI 4,446 ▼0.69 % S&P 500 7,679 ▼0.51 % DOW 52,780 ▼1.19 % NASDAQ 26,369 ▼0.52 % NAFTA 93.28 ▲1.97 % ARI 4,446 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave turke, presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në kuadër të samitit, Erdoğan pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Presidentin sllovak Peter Pellegrini, Kryeministrin bullgar Rumen Radev, si dhe Kryeministrin malazez Milojko Spajic.

Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğanit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Mbrëmjen e sotme (7 korrik), presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, do të shtrojnë një darkë zyrtare për krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, ndërsa më 8 korrik liderët do të zhvillojnë seancën plenare të samitit pas fotos tradicionale familjare.

Samiti i NATO-s do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, rritjen e investimeve në mbrojtje, luftën në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni euroatlantik. Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, së bashku me ministra, diplomatë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.