☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 85.07 ▲0.81%
ARI 4,545 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,790 ▲ +8.45% ETH $2,258 ▲ +17.63% XRP $1.1095 ▲ +10.43% SOL $85.9500 ▲ +11.55%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.07 ▲0.81 % ARI 4,545 ▼0.01 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.07 ▲0.81 % ARI 4,545 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Davutoglu mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

unesckoKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Gjatë takimit, në të cilin ishintë pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. dhe ministri Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa, e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar t ë Kosovës.

Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.