Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 87.15 ▲5.52%
ARI 4,811 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,066 ▲ +0.1% ETH $2,311 ▲ +0.03% XRP $1.4179 ▼ -0.18% SOL $85.1500 ▲ +0.56%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 87.15 ▲5.52 % ARI 4,811 ▼1.4 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 87.15 ▲5.52 % ARI 4,811 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Opinion

Demokracia dhe demografia janë sfidat e reja për Evropën Lindore

Po sikur kërcënimi kryesor për Evropën Qendrore dhe Lindore të vinte nga emigracioni? Kujdes, emigrim, jo imigrim. Ose largimi i miliona të rinjve drejt Evropës Perëndimore, pas hapjes së kufijve.

Dy studime të fundit nxjerrin në pah këtë temë të nënvlerësuar në analizën e ish vendeve komuniste, tashmë anëtare të Bashkimit Evropian dhe në shumë raste, të qeverisura nga politikanë “joliberalë”.

Politologu bullgar Ivan Krastev, drejtor i një qendre studimi në Sofje dhe një nga zërat më interesantë në Evropën Lindore, vë theksin në lidhjen midis çështjeve demografike dhe demokratike në Evropën Lindore, në një artikull të botuar nga Financial Times.

Rënie shqetësuese

Krastev kujton se, në përgjithësi, vendet Lindore kanë humbur 19 milion banorë që nga vitet 1990, ose 6 përqind të popullsisë. Në shumicën e rasteve, këta ishin të rinj të arsimuar që linin shtëpitë e tyre, duke kërkuar punë në vendet e tjera të Evropës. Ky çekuilibër shoqërohet shpesh me një rënie të nivelit të lindjeve, gjë që përkeqëson defiçitin demografik. Një rënie shqetësuese e dyfishtë.

Një studim tjetër nga dy fondacione franceze, Institut Montaigne dhe Terra Nova, argumenton se emigracioni i brendshëm në Evropën Lindore “penalizon ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale”, vendet e origjinës. Autorët përqendrohen në “pabarazitë në rritje” në Evropë midis vendeve që humbasin forcat e tyre më vitale, dhe vendeve që, përkundrazi, kompensojnë rënien e lindjeve me këtë imigrim evropian.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit është ndër ata që shpopullohen më me shpejtësi, e quan problemin “ekzistencial”. Kjo pasiguri luan një rol të rëndësishëm në tensionet e identitetit dhe reagimet politike në lindje, si dhe në moskuptimin midis dy gjysmave të Evropës.

Në veri të Rumanisë, një rajon i goditur rëndë nga eksodi i të rinjve, u befasova se si po përjetohet problemi i emigracionit. Rumunët që shohin fëmijët e tyre të largohen, e konsiderojnë si të padrejtë që duhet të pranojnë migrantë jo-evropianë. Refuzimi i tyre është më kompleks, sesa një armiqësi e thjeshtë raciste.

Sipas Krastev, largimi i të rinjve u heq forcave liberale, një pjesë të mbështetësve të tyre të natyrshëm. Për më tepër, i ashtuquajturi joliberalizëm lulëzon te premtimi jo aq shumë për të mbyllur kufijtë, por për të bërë dallimin midis nënshtetasve dhe atyre që nuk janë të tillë.

Ky obsesion me frikën e rënies i vë shoqëritë Lindore në një kurs përplasjeje me projektin Evropian. Në Hungari, për shembull, perceptimi i një krize të dyfishtë – emigracioni dhe ulja e nivelit të lindjeve – u “shndërrua politikisht” nga Viktor Orbán, në një refuzim të politikës evropiane të migracionit. Montaigne dhe Terra Nova kërkojnë një “qasje më të kthjelltë ndaj realitetit migrator në Evropë, e cila mund të përqendrohet në dimensionin e rrjeteve sociale”. Një mënyrë për të zhdramatizuar një temë gjithnjë e më shpërthyese. / France Inter/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.