☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼0.4%
DOW 52,259 ▼0.41%
NASDAQ 26,185 ▼1.37%
NAFTA 100.94 ▼1.79%
ARI 4,028 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,275 ▲ +0.86% ETH $2,354 ▲ +0.82% XRP $1.2999 ▼ -0.94% SOL $101.9400 ▲ +0.79%
S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 % S&P 500 7,713 ▼0.4 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,185 ▼1.37 % NAFTA 100.94 ▼1.79 % ARI 4,028 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Oltion Bilalli “Ylli i Javës” në Superligë





August 2026
M T W T F S S
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

August 24, 2026

Oltion Bilalli “Ylli i Javës” në Superligë


Screenshot


Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Albi Mall Superligës, Albi Mall, ka vazhduar edhe në edicionin 2026/27 me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në elitën e futbollit kosovar.

Për xhiron e dytë të kampionatit, çmimi “Ylli i Javës” i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli, i cili shkëlqeu në fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit.

Bilalli ishte protagonisti kryesor i triumfit të Gjilanit në Podujevë, duke realizuar të dy golat në fitoren 0:2 ndaj Llapit. Me dy golat e shënuar në pjesën e parë, sulmuesi gjilanas i dha skuadrës së tij pikët e plota dhe një start të rëndësishëm në kampionat.

Pas marrjes së çmimit, Bilalli e ka vlerësuar lart fitoren ndaj Llapit, duke theksuar se për Gjilanin çdo ndeshje është e rëndësishme.

“Kjo për neve ka qenë një ndeshje shumë me rëndësi. Të gjithë e dimë që është vetëm fillimi i kampionatit, por për neve çdo ndeshje është finale. Objektivat dhe synimet e klubit dihen dhe janë shumë të qarta. E rëndësishme për ne ka qenë që t’i marrim tri pikët e plota”, ka thënë Bilalli.

Ai është shprehur i lumtur për dy golat, veçanërisht për faktin se ato erdhën në një fitore të rëndësishme për ekipin.

“Është ndjenjë e veçantë të shënosh gol, sidomos kur ekipi fiton. Për ne ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, por dy golat e shpejtë në pjesën e parë besoj se e hapën ndeshjen”, ka shtuar ai.

Bilalli, në fund, ka falënderuar familjen, bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për mbështetjen e vazhdueshme.

“Së pari dua ta falënderoj familjen time, që është gjithmonë afër meje. Pastaj dua t’i falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi, trajnerin Debatik Curri dhe stafin e tij, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur kjo çmim për mua”, ka përfunduar Bilalli.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.