☁️
Tiranë 23°C · Vranët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▲0%
ARI 4,071 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,806 ▲ +0.8% ETH $1,921 ▲ +2.72% XRP $1.1030 ▲ +0.45% SOL $75.5600 ▲ +1.6%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▲0 % ARI 4,071 ▲0 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▲0 % ARI 4,071 ▲0 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Politika

Edi Rama ndjesë publike qeverisë italiane, ekstrem vendimi i prokurorisë për Haki Çakon

Kryeministri Edi Rama përmes një deklaratë për shtyp reagon në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Rama fillimisht i kërkon ndjesë publike qeverisë italiane, ndërsa vendimin e prokurorisë e quan një veprim ekstrem.

Reagimi i Edi Ramës

Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.

Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.

Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.