☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.35 ▲0.4%
ARI 4,693 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,716 ▲ +4.8% ETH $2,504 ▲ +2.95% XRP $1.5272 ▲ +4.02% SOL $101.6900 ▲ +8.44%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.35 ▲0.4 % ARI 4,693 ▼0.1 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.35 ▲0.4 % ARI 4,693 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Ekonomistit të njohur Ricardo Hausmann i jepet titulli “Doctor Honoris Causa”/ Rama: Takimi me të sikur të kaloja vettingun

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin e Bordit të Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishëm të drejtësisë ka deklaruar se është privilegj që Tirana është kryeqyteti mikpritës i Kongresit Botëror të ligjit.

Teksa ka mbajtur fjalën në ceremoninë solemne të dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” akademikut dhe ekonomistit të famshëm, Ricardo Hausmann, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer si është takuar me të duke e cilësuar njohjen me të si kalimin përmes një proces vettingu.

“Sot u thirra për të dhënë titullin Doktor Honoris Causa për Ricardo Hausman dhe u thirra me kërkesën që ai u kishte bërë organizatorëve. Për mua është një provim përpara një profesori. Ka shumë pak ekonomistë të cilët e ndryshojnë përpara se bota t’i vërë re.

Profesori Ricardo Hausman i përket kategorisë së dytë. Sot po nderojmë një personalitet që u ka mësuar kombeve që të zbulojë shumë dhe dua të them diçka që në fillim; Marrëdhënia ime me Ricardon ka filluar si një dështim total. E kërkova pa sukses kur isha ende në opozitë, i shkrova atij dhe u përpoqa të gjeja mënyrën t’i thosha se Shqipëria ia vlente në kohën e tij, dhe në këmbim të kësaj unë mora heshtjen, asnjë lloj shenje. Ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministri i Shqipërisë.

Ricardo vetë ishte në opozitë gjithashtu me lidershipin e Venezuelës. Unë pyesja veten se përse një person refuzonte të fliste me dikë.

Por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme: për të marrë vëmendjen e Ricardo Hausmanit në fillim duhet të fitosh zgjedhjet, që në retrospektivë, mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut, kështu që sapo fitova, Ricardo erdhi”, tha kryeministri Rama ndërsa më pas Senati akademik i Universitetit të Tiranës i ka akorduar titullin “Doctor Honoris Causa” profesor Ricardo Hausmann.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.