⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.06 ▼2.94%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▲ +0.92% ETH $2,296 ▲ +1.32% XRP $1.2533 ▲ +0.31% SOL $95.0200 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Islam Dudaev me medalje ari në Taranto 2026, Rama: Ditë historike për mundjen shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur suksesin historik të mundësit Islam Dudaev në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 që mbahet në jug të Italisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi arritjen si një ditë historike për mundjen shqiptare

“Islam Dudaev shkruan historinë duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 dhe duke i dhuruar Shqipërisë një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Një ditë historike për mundjen shqiptare! Një medalje që na bën të gjithëve krenarë”, shkruan Rama.

Dudaev fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 74 kg të stilit të lirë, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të këtij metali në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Në finale, ai triumfoi ndaj Fati Vejselit nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 4-0, pasi kundërshtari u tërhoq për shkak dëmtimi ndërsa Dudaev ishte në epërsi.

Paraqitja e jashtëzakonshme e mundësit shqiptar e çoi atë në majën e podiumit, duke shkruar një tjetër faqe të rëndësishme për sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.