☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,062 ▼ -0.66% ETH $2,482 ▲ +0.14% XRP $1.3957 ▼ -0.87% SOL $104.3200 ▼ -1.52%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Eran Shakiri: Kur ndërtohen pallate milionëshe, mund të ndërtojmë edhe një Qendër për personat me nevoja të veçanta

Ertan Shakiri nga Shoqata “SOS Vita” është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për sfidat e tij si person me nevoja të veçanta, punën që bënë me Shoqatën SOS Vita dhe planet për të ardhmen.

Shakiri tha se jeta e tij është mjaft interesante dhe se e falënderon Zotin për gjendjen në të cilën është. Ai theksoi se personat me nevoja të veçanta mund t’i kuptojnë vetëm ata që kanë raste të tilla në shtëpitë e tyre.

“Jeta ime është interesante, afër 33 vite që jam në këtë gjendje. Është motivuese jeta ime dhe çdo ditë është kënaqësi. Përveç sfidave më motivojnë edhe njerëzit e mirë dhe ata që i duan personat me nevojat e veçanta. Mund të më kuptojnë se si jetojë vetëm ata që kanë në shtëpinë e tyre persona me nevoja të veçanta. Me kalimin e kohës do të na kuptojnë sprovën tonë. Ka njerëz më të sprovuar se unë, por jemi besimtar dhe duhet ta kuptojë se çdo sprovë që vjen nga Zoti është e mirëseardhur”, tha Shakiri.

Sa i përket aktivitetit të tij me Shoqatën SOS Vita, ai tha se muajin e ardhshëm do ta shënojnë shtatë vjetorin e themelimit dhe se deri tani kanë dhuruar me mijëra karroca për personat me nevoja të veçanta.

“Aktiviteti i SOS Vita është madhështor. Muajin e ardhshëm do ta festojmë 7 vjetorin e kësaj shoqate që ka ambiciet e larta për të bërë punë të mira për personat me nevoja të veçanta. SOS Vita ka qenë zëri i personave me nevoja të veçanta. Ideja jonë është që ta bëjmë një ndërtesë vetëm për personat me nevoja të veçanta”.

“Kemi dhënë 208 karroca elektrike, ndërsa karroca të thjeshta kemi dhënë mbi një mijë. Falë Zotit që kemi donatorë të cilët na besojnë dhe na ndihmojnë aq sa kanë mundësi”, tha Shakiri.

Për ëndrrën e tij më të madhe, ai tha se dëshiron dhe punon vazhdimisht që ta ndërtojë një ndërtesë të madhe e cila do të shërbejë si Qendër për personat me nevoja të veçanta, si dhe u bëri thirrje të gjithëve që ta ndihmojnë drejt këtij qëllimi.

“Dëshira ime e madhe ka qenë që ta kryejë haxhin dhe e kam bërë dy herë. Ndërsa tani ëndrra ime është që ta bëjë ndërtesën për personat me nevoja të veçanta. Në këtë ndërtesë do të përfshihen Qendra e rehabilitimit, të kemi logoped, defektolog dhe ekip tjetër të mjaftueshëm, e cila do të jetë pa pagesë për personat me nevoja me veçanta. Iu bëjë apel qytetarëve që kanë zemër të mirë që ta bëjmë këtë ndërtesë, që një herë e përgjithmonë ta kemi një vend për personat me nevojat e veçanta”, tha Shakiri./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.